Nga Komuna e Tetovës thonë se vonesa e autobusëve nuk është për shkak të pakujdesisë së shoferëve, por është si pasojë e automjeteve të parkuara që vazhdimisht bllokojnë qarkullimin nëpër qytet.
Krahas shumë problemeve me të cilët përballet transporti publik në Tetovë, një dukuri tjetër shqetëson autoritetet e kësaj ndërmarrje. Kohëve të fundit, nga kjo ndërmarrje kanë denoncuar dëmtimin e pajisjeve në stacionet ku qytetarët presin autobusët. Këta stacione shpesh herë demolohen në mënyrë të pandërgjegjshme. Këta sjellje do të sanksionohen, paralajmërojnë nga Ndërmarrja Publike Tetova Transport. “Kjo është sjellje skandaloze dhe e pamatur e qytetarëve të Tetovës. Njëra nga ulëset është e vjedhur. Si ndërmarrje, ne përpiqemi t’i sigurojmë stacionet me ulëse ku ju si bashkëqytetarë të pushoni duke pritur autobusët. Fatkeqësisht, kjo padyshim që e shqetëson dikë. Pra,ne shohim këtë pamje të shëmtuar të sjelljes së pacivilizuar. Edhe një herë do të përmendim se kjo sjellje do të sanksionohet”, thonë nga Ndërmarrja Publike Tetova Transport.
Nga kjo ndërmarrje theksojnë se përveç këtyre problemeve, sfidë paraqet edhe komunikacioni i stërngarkuar në rrugët e Tetovës ku drejtuesit e autobusëve shpesh herë përballen me rrugë të bllokuara. Nga kjo ndërmarrje nuk kanë munguar thirrjet që sa më shumë të shfrytëzohet transporti publik dhe në këtë mënyrë të mos bllokohet edhe komunikacioni.
“Shfrytëzimi i transportit publik është e mirë e përgjithshme të cilin duhet ta shfrytëzojmë të gjithë. Bashkërisht mund të kontribuojmë edhe në uljen e ndotjes së ajrit si dhe kaosin në komunikacion. Me autobusë cilësor dhe praktik, Ndërmarrja Publike ‘Tetova Transport’, ofron rehati dhe siguri për lëvizje të qytetarëve. Duke shfrytëzuar transportin publik ju gjithashtu reduktoni konsumin nëpër makinat tuaja. Në këtë mënyrë nuk bllokohet edhe komunikacioni por as nënstacionet e autobusëve nga shofer të pandërgjegjshëm. Me çmim të lirë të biletave më mirë merrni transportin publik sesa të vozisni makinat tuaja”, qëndron në një apel të kësaj ndërmarrje.
Nga Komuna e Tetovës thonë se vonesa e autobusëve nuk është për shkak të pakujdesisë së shoferëve, por është si pasojë e automjeteve të parkuara që vazhdimisht bllokojnë qarkullimin nëpër qytet. Disa herë në këtë drejtim është kërkuar asistencë e policisë për të evituar këta probleme në rrugët e Tetovës.
”Të gjitha nënstacionet bllokohen rregullisht nga drejtues të pakujdesshëm që mendojnë se mund të parkojnë në nënstacionet e autobusëve sa herë të duan. SPB-Tetovë kishte tentime për të kontrolluar, por edhe kjo nuk pati ndonjë efekt të veçantë”, pohojnë nga Ndërmarrja Publike -Tetova Transport. Vendosja e transportit publik në Tetovë ishte një nga kërkesat e kamotshme të qytetarëve të Tetovës dhe të shoqërisë civile, si masë për të evituar kaosin në trafikun rrugor por edhe ndotjen enorme në këtë qytet. Megjithatë, edhe funksionimi i transportit publik është përcjellur me shumë probleme.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa