Dëmtim i varrezave në Obiliq, rasti nën hetime

Në orën 13:43 është raportuar një rast i dyshuar i dëmtimit të varrezave nga persona ende të panjohur.
Sipas informatave fillestare, janë dëmtuar pllaka e një varri si dhe vazot e dy varreve të tjera.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga njësitë relevante policore. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































