Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në rrugën B është dëmtuar qëllimisht kutia elektrike e ndriçimit publik, duke shkaktuar probleme në funksionimin e ndriçimit në atë pjesë të qytetit.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së ndriçimit publik janë informuar menjëherë dhe pritet të ndërhyjnë për riparimin e dëmtimit në kohën më të shkurtër të mundshme, përcjell Telegrafi.




Komuna ka dënuar ashpër veprimet e tilla që dëmtojnë pronën publike dhe cenojnë sigurinë e qytetarëve. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila pritet të ndërmarrë procedurat përkatëse hetimore.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë raste të ngjashme të vandalizmit në mënyrë që të mund të reagojnë me kohë dhe të mbrojnë infrastrukturën publike. /Telegrafi/