Një spektër i gjerë organizatash shoqërore dhe politike ka organizuar në Berlin dhe shumë qytete të tjera demonstrata të mëdha kundër racizmit dhe ndarjeve. Në protestën e Berlinit morën pjesë mbi 240 mijë njerëz.
Nën qiellin e hapur u mblodhën sipas organizatorëve në Berlin plot 242 mijë njerëz për të marrë pjesë në demonstratat e mëdha me titull “Unteilbar” (Të pandashëm).
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me pjesëmarrjen”, tha bashkiniciatori i protestës për një Evropë të bashkuar dhe kundër ndarjeve e racizmit, Felix Müller.
Organizatorët kishin parashikuar se në Berlin do të mblidhen vetëm rreth 40 mijë njerëz. Policia fliste për dhjetëra mijëra njerëz, ndërsa mediat pohojnë se pohimet e organizatorëve për pjesëmarrjen shumë masive, mund të jenë të vërteta. Gjatë demonstratës nuk ka pasur ndonjë incident serioz.
Pjesëmarrësit brohorisnin “Thuaje me zë të lartë, thuaje qartë, ne jemi të pandashëm”, “Këtu nuk ka vend për nazistë”, shkruante në shumë pankarta. Shumë pjesëmarrës mbanin në duar simbole paqësore. Ndërsa në një pankartë të madhe shkruante “Solidaritet me viktimat e të djathtës, dhunës raciste dhe antisemitiste”.
Në skenën e përgatitur në Alexanderplatz u rikujtuan normat e Kartës së përgjithshme të të drejtave të njeriut, të miratuar para 70 vitesh.
“Ti ke të drejtë të mendosh lirshëm, të besosh ku dhe kë të duash, të mbrohesh nga përndjekjet dhe dhuna, të martohesh me kë të të duash – ide madhështore! Vlerat njerëzore dhe të drejtat e njeriut janë baza e një shoqërie moderne”, u tha në fjalime.
Zëdhënësja e Unteilbar, Theresa Hartmann, apeloi tek shoqëria civile.
“Ka ardhur koha që njerëzit të kuptojnë se ne jemi ata që duhet të nisim diçka, nëse duam të ndryshojmë gjërat”, tha Hartmann.
Në protesta merrnin pjesë njerëz nga të gjitha strukturat e shoqërisë, femra dhe meshkujt, të moshuar dhe fëmijë, njerëz nga Gjermania dhe vende të tjera.
Kolona prej gjashtë kilometrash parakaloi nëpër qendër të Berlinit, e në mesin e tyre ishin edhe këngëtarët Herbert Grönemeyer, Konstantin Wecker dhe Dota Kehr.
Unteilbar është një shoqatë ku përfaqësohen me qindra organizata dhe shoqata nga shoqëria civile, partitë politike, kisha, sindikatat. Ato thonë se në shoqërinë gjermane po zhvillohet një lëvizje shumë e rrezikshme në të djathtë, ku racizmi dhe shkelja e të drejtave janë bërë përditshmëri. Ndaj ka ardhur koha të ngrihet zëri kundër tyre. Ndër pjesëmarrësit ishin edhe publicistët Jan Böhmermann dhe Carolin Emcke, shoqatat e mjekeve, shefja e SPD Andrea Nahles, ministri i Jashtëm Heiko Maas. SPD, e Majta dhe Ekologjistët janë ndër nënshkruesit e iniciativës.
Por iniciativës nuk i është bashkangjitur kryetarja e të Majtës Sahra Wagenknecht, e cila ka kritikuar disa prej qëllimeve të organizimit. Ndonëse edhe ajo mbështetë iniciativat kundër lëvizjes së shoqërisë në të djathtë dhe racizmit. As CDU e landit të Berlinit nuk e ka mbështetur pa rezerva iniciativën Unteilbar, sepse nuk ishte dakord me mënyrën e organizimit dhe mbështetjen nga disa organizata. Për këtë shkak janë kritikuar nga organizatorët dhe demonstruesit. Demonstrata në shenjë mbështetjeje të iniciativës janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera. Nuk ka të dhëna për ndonjë incident serioz. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë