LAJMI I FUNDIT:

Demokracia Studentore peticion kundër trupit gjykues të Apelit

Demokracia Studentore peticion kundër trupit gjykues të Apelit

Organizata “Demokracia Studentore” po vazhdon të kërkojë përjashtimin e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, trupë kjo e cila vendosi që objektit i cili ishte vendosur me dhunë në oborrin e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” t’i takojë rreth 4 hektarë tokë.

Kjo organizatë ka njoftuar se do të organizojë peticion me studentët e Universitetit të Prishtinës për të përjashtuar këtë trupë gjykues, peticion ky i cili do të fillojë javën e ardhshme.

Mexhid Ramusa nga Organizata “Demokracia Studentore” shprehet vendimi që është marrë nga Gjykata e Apelit është vendim që po dëmton rëndë si Universitetin e Prishtinës, ashtu edhe tërë kombin tonë.


“Është e papërceptueshme se si mund t’i jepen 4 hektarë një objekti fetar edhe atë kishës ortodokse serbe që është ndërtuar me dhunë nga forcat serbe. Ky vendim duhet medoemos të shfuqizohet dhe ajo tokë t’i takojë Universitetit.Ne do të vazhdojmë nga java e ardhshme duke filluar me peticion për të kërkuar përjashtimin e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit. Ky peticion do të nënshkruhet nga studentët e Universitetit të Prishtinës dhe do të i’a dorëzojmë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe nëse nuk përjashtohet ky trup gjykues ose nuk shfuqizohet ky vendim ne do t’i përdorim të gjitha format e mundshme deri sa ajo tokë të i’u rikthehet Universitetit të Prishtinës. Nuk mund të pranojmë që objekti i cili është ndërtuar me dhunë nga forcat serbe të jenë funksionale”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori