Demiri duhet t'i paguaj shtetit dënim 8500 euro
Anëtari i partisë ''E majta'' në Maqedoni, Mariglen Demiri, ka marrë edhe epilogun nga gjykimi kundër tij për, siç thuhet në padi, dëmtimin e zyrës së Presidentit Gjorge Ivanov gjatë protestave të ''Revolucionit Laraman'', shkruan Telegrafi Maqedoni.
Mariglen Demiri ka thënë se nuk ndjehet fajtor dhe është duke u paditur padrejtësisht nga shteti.
Avokati i tij, Sasho Dukovski ka thënë se klienti i tij Demiri nuk ka kryer dëm ndaj zyrave shtetërore dhe ekspertiza nuk është reale./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























