LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Partitë po i ruajnë “bateritë” për në fund (Video)

Demhasaj: Partitë po i ruajnë “bateritë” për në fund (Video)

Arton Demhasaj nga organizata jo qeveritare “ÇOHU”, në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se partitë politike po i ruajnë ‘bateritë’ për të intensifikuar fushatën në javën e fundit, ndërsa ka numëruar disa prej premtimeve të parealizueshme, që po bëjnë kandidatët për kryetar komunash.

“Kemi raste kur kandidatët premtojnë se do të ulin notën mesatare në për dhënien e bursave. Ndërsa, dihet se kjo është një rregull në nivel të universitetit.  Pastaj, kemi një premtim që do të investohen 30 milionë euro për sistemin e ujitjes në Rahovec. Njësoj edhe në Prishtinë, kryetari i tanishëm po premton ndërtimin e spitalit, premtim të cilin e kishte bërë edhe në fushatën e kaluar. Ndërsa, Abrashi po premton punësimin e 30 mijë personave në Komunën e Prishtinës”, tha Demhasaj, për RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se intensiteti i fushatës do të shtohet në pjesën e fundit.


“Partitë janë të rezervuara dhe nuk duan t’i shpenzojnë bateritë qysh në start. Java e fundit e fushatës do të ketë tubime nëpër komuna të mëdha, ku do të marrin pjesë liderët e partive”, tha ai.

Këto komente Demhasaj i ka bërë në emisionin “Debat Plus”, ku është debatuar për dy javët e para të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. /Telegraf/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori