Shkëlqim Demhasaj ka vazhduar me formën e mirë në elitën e futbollit zviceran.

Sulmuesi i talentuar ka qenë titullar me skuadrën e tij Luzern në ndeshjen ndaj Grasshopper që përfundoi në barazim 1-1.


Yllit kosovar i mjaftuan vetëm shtatë minuta për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 0-1.

Demhasaj shënoi një gol të bukur me kokë duke treguar edhe njëherë se është i lindur për gola.

Goli ndaj Grasshopperit ishte i treti këtë edicion për deçanasin që ka bërë edhe një asistim.

1298348 cms2image fixedwidth  1pLmDJ DKY990

"Tjetër gol në Superligë por në fund nuk mjaftoi për fitore. Vazhdojmë përpara", shkroi Demhasaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Për Luzernin në këtë takim titullar ishte edhe Hekuran Kryeziu që kishte një paraqitje të shkëlqyer në fazën defensive.

Ndërkohë edhe tek vendasit u paraqitën dy shqiptarë, Nedim Bajrami që luajti gjatë 90 minutave dhe Valon Fazliu që u inkuadrua në fushë në 25 minutat e fundit.

Pas 11 xhirove në elitën e futbollit zviceran, GC zë pozitën e katërt me 14 pikë ndërsa Luzern të nënten me 11 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app