Lojtarët e Atletico Madridit kanë përjetuar një trishtim të martën, pasi Moussa Dembele ka rënë në stërvitje dhe dukej sikur e ka humbur vetëdijen.
Xhirimet nga seanca stërvitore e kanë paraqitur 24-vjeçarin teksa rrëzohej në fushë gjatë kohës sa po bënte ushtrime.
Bashkëlojtarët kanë reaguar shpejt për ta ndihmuar dhe e kanë thirrur ekipin mjekësor që ka kaluar disa minuta derisa e kanë kthyer në vetëdije futbollistin ofensiv.
🚨 ÚLTIMA HORA 🚨
💥 Susto en el entrenamiento del Atlético
🤕 Moussa Dembélé ha sufrido una bajada de tensión y se ha mareado
👍🏽 El jugador se encuentra bien pendiente de evolución
⏰ Todos los detalles a las 20h en #GolSports con @LeyreBf pic.twitter.com/mc49kBFJc4
— Directo Gol (@DirectoGol) March 23, 2021
Natyrisht se ajo që ndodhi ka ngjallur shqetësim të madh, mirëpo fatmirësisht ai është kthyer në gjendje normale dhe është larguar vet nga stërvitjet.
Besohet se arsyeja e incidentit ka qenë shtypja e ulët e gjakut, ashtu që në vazhdim nuk ka pasur ndonjë problem serioz.
Dembele iu bashkua Atleticos në formë huazimi me opsion blerjeje nga Lyoni në afatin e janarit, mirëpo ka luajtur vetëm në dy ndeshje të La Ligas deri më tani. /Telegrafi/
👍🏽 Dembélé abandona la ciudad deportiva en su coche y confirma que está bien
⌚️ A las 20h te traemos la última hora en #GolSports pic.twitter.com/tg5YG0G5VB
— Directo Gol (@DirectoGol) March 23, 2021