LAJMI I FUNDIT:

Deliu: Dhuna ndaj grave dukuri në rritje, institucionet të marrin masa

Deliu: Dhuna ndaj grave dukuri në rritje, institucionet të marrin masa

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra të mërkurën në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se dukuria e dhunës ndaj grave në Kosovë është përshkallëzuar dhe ka tendencë rritje.

Kodra-Deliu tha para deputetëve të Kosovës se Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me QKRMT-në dhe Qendrën për promovimin e drejtave të grave, ka zhvilluar aktivitete në funksion​ të ndërgjegjësimit dhe të nxitjes së veprimeve për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ajo tha se dy ditë para 25 Nëntorit, Ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave është shënuar një viktimë e dhunës në Kosovë.


Deliu-Kodra tha se Sevdije Berisha e cila vdiq nga dhuna dhe rastet tjera të mëhershme tregojnë se ka përshkallëzim të dhunës në Kosovës.

Sipas deputetes Deliu-Kodra, rastet si kjo e fundit, ajo e Diana Kastratit, Zejnepe Berishës, të gjitha kanë qenë të lajmëruar në organet kompetente, por institucionet nuk kanë reaguar.

Ajo kërkoi nga organet e hetuesisë që kryesitë e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori