Fitimi i Superkupës obligon Pejën që deri në fund të edicionit të luajë në nivel të lartë dhe të luftojë për trofetë e edicionit të ri, titullin dhe Kupën e Kosovës dhe titullin në Ligën Ballkanike.

Kështu të paktën thotë qendra kroate, Nenad Delic. Basketbollisti 31-vjeçar nga Spliti u vlerësua lojtari më i vlefshëm i ndeshjes për Superkupë që u fitua nga Peja me shifrat 76:71. Deliq pati 24 pikë, gjashtë kërcime e një asistim, shkruan sot kohaditore.


"Kemi nisur edicionin në mënyrën më të mirë. E kemi ditur se sa e fortë është Prishtina, por nuk kemi qenë të vetëdijshëm se sa ne jemi të fortë. Tash e dimë se sa jemi të fortë dhe duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme që të qëndrojmë në këtë nivel deri në fund të edicionit", ka thënë Deliq të martën për gazetën.

Lojtari i gjatë 210 centimetra në ndeshje për Superkupë është shquar edhe për dorë të butë dhe për lojë të kujdesshme. Peja në përbërje i ka edhe dy amerikanë, Kevin Burwellin e Ronald Davisin
 

telegrafi sport app