Ndeshjet çerekfinale për Kupën e Kosovës do të zhvillohen këtë mesjavë, ku tri ndeshje janë në program ditën e mërkure, derisa një tjetër ditën e enjte.

Genc Nuza do ta gjykoj takimin mes Llapit dhe Gjilanit, derisa Dardan Çaka atë mes Ballkanit dhe Prishtinës.


Drita gjithashtu do të luaj të mërkurën me Ulpianën, ku këtë sfidë e gjykon gjyqtari Besfort Kasumi.

Takimi i vetëm i ditës së enjte zhvillohet mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut, i cili do të drejtohet nga Erdall Zasella.

Të gjitha ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Screenshot 12 8

telegrafi sport app