Dele Alli shkon në stërvitje me Rolls-Royce në vlerë prej 360 mijë eurosh

Dele Alli ka shkuar në fushën stërvitore të Evertonit me Rolls-Royce luksoz që kushton 300.000 funte (360.000 euro).
25-vjeçari e kompletoi transferimin nga Tottenham Hotspur te klubi nga Merseyside në ditën e fundit të afatit kalimtar në kërkim të lojës së rregullt.
Dhe ai është shfaqur me stil gjatë shkuarjes në stërvitje te klubi i tij i ri.

Futbollisti anglez ishte prapa timonit të një Rolls-Royce të zi që ka vlerën prej 360.000 eurosh në treg.
Te Evertoni, Alli do të luajë nën urdhrat e legjendës së Chelseat dhe Anglisë, Frank Lampard, ndërsa nëse e rigjen formën e tij, atëherë mund të rikthehet edhe te përfaqësuesja. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
02/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































