Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me udhëheqësit e ardhshëm të institucioneve të Kosovës, me qëllim të zhvillimit të vendit, deklaroi ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, duke shtuar se Kosova është në një pikë kthimi, ku qytetarët ndjejnë stagnim të zhvillimit.
Në një intervistë për Radio Kosovën, në prag të 4 korrikut, 241 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, ambasadori Delawie, thotë se edhe SHBA-të kanë pasur periudha të ngjashme, por i kanë tejkaluar ato, duke u bërë bashkë liderët politikë te vendit.
“Kam përshtypjen se shumë njerëz ndjehen sikur kanë ngecur në një vend dhe nuk shohin përparim. Natyrisht edhe në SHBA ka pasur periudha kur kemi qenë në situata të tilla, kur është dukur se kishim një lloj stagnimi, por të gjitha ato janë tejkaluar, atëherë kur udhëheqësit e vendit janë bërë bashkë dhe kanë punuar për të mirën e vendit. Kanë gjetur zgjidhje të ndryshme, kanë gjetur kompromise të ndryshme, për çështje të rëndësishme”.
Ambasadori Delawie theksoi se Kosova është në një moment kthese, duke shprehur gatishmërinë e SHBA-ve që ta ndihmojnë lidershipin e ri, që të shpejtohet progresi në vend.
“Mendoj se Kosova është në një pikë kthimi. Populli i Kosovës dëshiron progres. Shumë njerëz nuk po shohin përparim të mjaftueshëm dhe nuk do të duhej të ishte si një lloj ngecje. SHBA dëshirojnë të ndihmojnë Kosovën në përparimin e saj. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën, siç e shohim çdo ditë, vend sovran, shumetnik, në paqe me fqinjët e vet, e cila është plotësisht e integruar në komunitetin më të gjerë botëror. Dhe jemi të gatshëm të punojmë me gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve të Kosovës, të cilët ndajnë të njëjtat vlera”.
Këtë qëndrim ambasadori Delawie e shprehu edhe në ceremoninë e pritjes, ditën e premte me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së SHBA-ve. Ndër të tjera, ai ka thënë se kompromisi i madh paraqet një mësim të rëndësishëm për udhëheqësit sot, veçanërisht përderisa Kosova fillon ta formojë qeverinë e vet të re.
“Levat ndërkombëtare që kanë mbështetur vendimmarrjen në Kosovë në të kaluarën nuk janë aq aktive sa dikur. Bota është e shpërqendruar, shumë vende janë të preokupuara me çështjet e brendshme. Sytë e të gjithëve nuk janë të kthyer nga Ballkani tash. Gjithnjë e më shumë po llogarisim në juve për t’i marrë vetë vendimet tuaja dhe për ta marrë përgjegjësinë për to”, ka thënë Delawie në fjalimin e tij, në ceremoninë e shënimit të 241 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës