LAJMI I FUNDIT:

Delawie për shfuqizimin e Speciales: Ishte e qartë se u ndërmor në fshehtësi nga disa individë

Delawie për shfuqizimin e Speciales: Ishte e qartë se u ndërmor në fshehtësi nga disa individë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka porositur përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që t’i përvishen punës në vitin 2018, pasi vendin e presin tema serioze.

Ai ka thënë se qeveria duhet të punojë në axhendën e reformës evropiane, e cila është thelbësore për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës.

‘Kosova duhet t’ua demostrojë aleatëve ndërkombëtarë se mund t’i kryejë punët, përfshirë edhe marrjen e vendimeve të vështira’, ka theksuar Delawie për Epokën e Re.


Tutje, ai ka kërkuar miratimin sa më të shpejtë të demarkacionit me Malin e Zi, meqë sipas tij, Kosova nuk humb tokë, transmeton Periskopi.

‘Deputetët duhet ta ratifikojnë marrëveshjen për shënimin e kufirit që është nënshkruar në vitin 2015. Është ujdia e duhur, siç është verifikuar edhe nga Qeveria e SHBA-ve dhe ekspertët e tjerë ndërkombëtarë’’.

Delawie thekson se kjo çështje ka mbajtur peng Kosovën për më shumë se dy vjet, duke shtuar se shumë njerëz e kanë shfrytëzuar këtë marrëveshje për qëllime politike.

‘Kjo dëmton besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe ndikon negativisht tek qytetarët . Shpresoj që në vitin 2018 do ta shohim miratimin e shpejtë të marrëveshjes për shënimin e kufirit’’, ka thënë ambasadori amerikan.

Delawie për çështjen e Gjykatës Speciale, ka thënë se SHBA nuk e përkrah aspak idenë për shfuqizimin e Ligjit për të.

‘Ky proces u ndërmor nga individë. Ishte e qartë se u ndërmor në fshehtësi në mënyrë që t’i iket shqyrtimit të kujdesshëm nga opinioni i Kosovës dhe miqtë e saj në bashkësinë ndërkombëtare. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer në atë që do të sakrifikonin të ardhmen e shtetit të tyre për t’i promovuar interesat personale të tyre. Çfarëdo përpjekje e tillë do të shkaktonte pasoja të thella dhe specifike për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me SHBA-në’’, ka thënë Delawie.

Po ashtu, ambasadori amerikan ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Sipas tij, Kosova si shtet sovran ka të drejtë të ketë ushtri dhe se SHBA e mbështet këtë iniciativë.

‘’Por kjo duhet të bëhet ligjërisht, në mënyrë të tillë që do t’i merrte parasysh shqetësimet e të gjithë qytetarëve të Kosovës’’, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori