Në ditën e dytë të edicioni “Java e Gruas” u tha se rritja e transparencës dhe vendosmëria për llogaridhënie është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin i cili vazhdon të mbetet sfidë për Kosovën.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie gjatë fjalës së tij në panelin me temën “Korrupsioni: Kërcënim për stabilitetin demokratik”, tha se është turpërues për Kosovën që ka vetëm dy gra ministre, ndërsa nuk ka asnjë grua udhëheqëse në komunat e saj.
Ai tha se arma më e mirë për të luftuar korrupsionin është vendosmëria urgjente dhe e pandalshme për llogaridhënie.
“Korrupsioni është kancer që pushton dhe përfshinë institucione të shëndetshme, rrënon vendosmërinw qytetare, ushqen cinizmin, përbuzjen dhe dobëson përbërjen shoqërore duke i bërë njerëzit të dyshojnë se lufta ia vlen. Por duhet të luftoni është rruga e vetme, një ndër armët më të mira që i kemi në luftën kundër korrupsionit është vendosmëria urgjente dhe e pandalshme për llogaridhënie, kjo nënkupton vlerësim të performancës së gjyqësorit, largim të menjëhershëm nga puna të zyrtarëve të korruptuar, shqyrtim me seriozitet të raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe pastrim të prokurimit publik, gjithashtu nënkupton ndarje të përgjegjshme të burimeve përfshirë edhe buxhetim në baza gjinore që ia mundëson Qeverisë promovimin e barazisë përmes politikave fiskale” ,tha Delawie.
Delawie duke iu drejtua të pranishmëve në sallë tha se duhet t’iu bëjnë me dije udhëheqësve vendor se i kanë zgjedhur për të punuar për interesat e publikut, e jo për interesa të tyre.
“Sfida vjen nga brenda dhe ndryshimi vjen nga brenda çdo grua çdo burrë në këtë sallë ka fuqi për të ndryshuar statusin duhet të ndërmerrni veprime dhe të ngrisni zëri dhe për të kërkuar më shumë dhe të refuzoni mënyra të shpejta për vete dua që t’ia përkujtoni udhëheqësve se i keni zgjedhur për t’i shërbyer interesit të publikut e jo të tyre”, tha ai.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se fuqizimi i rolit të gruas në të gjitha fushat jetësore duhet të jetë prioritet i shoqërisë kosovare.
Sipas saj për të arritur këtë fuqizim duhet një konsensus nacional ku do të luftohen të gjitha dukuritë që e pengojnë këtë fuqizim.
Sipas ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha është koha e fundit për legjislacionin dhe ekzekutivin e vendit për të fituar luftën kundër korrupsionit.
Kurse, mënyra më efikase për të luftuar korrupsionin sipas saj është rritja e transparencës.
“Në anën tjetër në këtë sfidë ta quaj ashtu të përbashkët e quaj të domosdoshme që të gjithë ne të angazhohemi dhe kur them të gjithë ne këtu e kam parasysh edhe rolin e gruas si pjesë përbërëse e shoqërisë tonë…Prokuroria dhe gjyqësori gjithashtu duhet të luajnë rol më aktiv dhe të ndëshkojnë ata që po dëmtojmë të ardhmen e shtetit tonë. është koha e fundit që të gjithë ne legjislacionit, ekzekutivi dhe gjyqësori ta fitojnë këtë luftë gjithnjë duke e respektuar pavarësinë e secilit dhe kompetencat që i kemi në këtë drejtim, dhe besoj fuqishëm se njëra ndër mënyrat më efikase për të luftuar korrupsionin është rritja e transparencës dhe për këtë qëllim patjetër që rol të veçantë këtu kanë edhe shoqëria civile dhe të gjithë ne secili individualisht ta drejtojmë gishtin si qytetar të Republikës së Kosovës drejtë të korruptuarve”, tha Hoxha.
Hoxha tha se qeveria e Kosovës është e përkushtuar për luftimin e korrupsioni i cili është edhe kusht për rrugëtimin e Kosovës drejtë Be-së, mirëpo sipas saj është koha për rezultate.
Ndër të tjerash ajo theksoi se nuk mund të ketë demokraci të vërtetë pa luftimin e korrupsionit i cili po e pengon edhe pjesëmarrjen më të madhe të gruas në shoqëri.
Drejtori i Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C.Marshall”, Keith W.Dayton tha se sa më shumë barazi për gratë në Kosovë, qeveria do të jetë më transparente.
Sipas Dayton gratë janë të prira që të kontrollojnë më shumë korrupsionin, dhe sa më shumë të fuqizohen gratë aq më e madhe do të jetë demokracia.
“Sa më shumë të kenë barazi gratë në vendin e tyre qeveria pritet të jetë më transparente dhe sistemi është më demokratik kur merret me këtë çështje dhe ndër kohë kur gratë e përfaqësojnë më shumë qeverinë kanë institucione liberal demokratike më aktive dhe kontrollojnë më shumë korrupsionin, dhe një masë kritike e grave sjell më shumë transparencë, pronësi më të madhe nga publiku dhe demokraci më të madhe në veprim, thënë thjeshtë sa më shumë gra që të fuqizohen më e madhe do të jetë demokracia”, tha ai.
Ndryshe, edicioni i “Javës së Gruas” ka nisur dje ndërsa do të zgjasë deri më 23 mars dhe përgjatë këtyre ditëve do të diskutohet për temat të ndryshme siç janë integriteti i partive, transparenca e qeverisë, korrupsioni, ekstremizmi radikal, integrimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, të drejtat pronësore etj. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë