Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, gjatë një interviste dhënë “KosSev”, ka folur për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin kufitar Kosovë-Mali i Zi.
Ai është pyetur rreth asaj se në një postim në Twitter ka shkruar se ratifikimi i marrëveshjes është më afër së kurrë më parë, duke shpresuar se do të përfundojë gjatë kësaj jave, transmeton Telegrafi.
“E pranoj se jam fajtor për faktin që jam optimist. Nuk duhet t’i futeni diplomacisë nëse nuk jeni optimist. Mendoj se është fakt që asnjëherë më parë nuk kemi qenë më afër sesa që jemi sot për të votuar pozitivisht në Kuvend, pasi 80 ose më shumë vota duhen në favor të kësaj marrëveshje për Demarkacionin. Do të jem optimist dhe do të them se do të votohet pozitivisht këtë javë, dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë Delawie.
Ai ka thënë se është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Pa marrë parasysh nëse jeni serb i Kosovës, shqiptar, goran apo rom, është në interes të të gjitha komuniteteve që të kalojë kjo marrëveshje. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar disa ditë më parë derisa ishte këtu se votimi i shënjimit të kufirit do të ‘zhbllokonte’ liberalizimin e vizave.
Mendoj se kjo çështje ka thithur shumë oksigjen politik në Kosovë gjatë këtyre viteve të fundit, duke bllokuar gjërat tjera të rëndësishme të bëhen pasi e gjithë energjia është konsumuar në këtë çështje. Parlamenti mund ta votoj, aprovoj, dhe më pas kjo do t’i jepte mundësi Deputetëve të Parlamentit të vazhdojnë me gjëra tjera të rëndësishme siç është sundimi i ligjit, arsimi dhe shëndetësia”, ka thënë Delawie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët