LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje makina fituese e Hamiltonit në vitin 2010 – pritet të ofrohen miliona dollarë për të

Del në shitje makina fituese e Hamiltonit në vitin 2010 – pritet të ofrohen miliona dollarë për të

Shitja e një makine që i përket shoferit britanik Lewis Hamilton, shtatë herë kampion i botës në Formula 1, është planifikuar për 18 korrik.

Britaniku drejtoi makinën në vitin 2010 kur fitoi garën për Grand Prix të Turqisë.

Është vlerësuar se makina në ankandin e RM Sotheby’s do të arrijë një çmim midis 5 dhe 7 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.


Është një makinë McLaren MP4-25A, e cila mundësohet nga një motor 2.4 litërsh V8 Mercedes-Benz 108X.

Kjo veturë është dukshëm më e përparuar se paraardhësi i saj për shkak të dizajnit F-Duct i cili mundësoi aerodinamikën më të mirë.

Për shkak të kësaj, makina ishte më e shpejtë me 9.7 km/orë në itinerare.

Në përshkrim thuhet se makina mund të drejtohet ende në pistë dhe ka mbështetjen e ekipeve të fabrikës.

Sa kopje të McLaren MP4-25A ekzistojnë në pronësi private sot nuk dihet, por besohet se ka shumë pak prej tyre. /Telegrafi/