Banorët e Big Brother VIP Albania po vazhdojnë të kenë aktivitete të ndryshme e të jenë të angazhuar me sfida e lojëra.
Ata së fundmi kanë realizuar skulpturën “Endrra vazhdon” – një vepër arti pas sulmit ndaj Top Channel.
Deamishel ishte ajo që bëri pjesën kryesore, ndonëse u ndihmua nga pak edhe nga konkurrentët e tjerë.
Kjo vepër ndërkohë është promovuar në programin “Artkand” me Jetona Koçibellin nga shtëpia e BBVA.
U bë e ditur se të ardhurat e kësaj vepre do të shkojnë për familjen e rojës së sigurisë së Top Channel, që humbi jetën më 27 mars si pasojë e një sulmi ndaj medias.
Ankandi duhet theksuar se do të zgjasë deri të martën dhe deri më tani kanë ardhur oferta deri në pesë mijë euro.
Ofruesi më i mirë gjithashtu do të ketë mundësinë të takojë banorët e këtij spektakli.
Në natën e sotme (e shtunë) janë në nominim Antoneta Koçi, Keisi Medini dhe Qetsor Ferunaj, ku njëri prej tyre pritet që ta lërë shtëpinë. /Telegrafi/