LAJMI I FUNDIT:

Del në ankand LaFerrari Aperta, i vozitur vetëm 99 kilometra (Foto)

Del në ankand LaFerrari Aperta, i vozitur vetëm 99 kilometra (Foto)

Vetëm 210 LaFerrari Aperta kanë dalë nga prodhimi, ndërsa shumë pak prej tyre e kanë ngjyrën e bardhë.

LaFerrari është vetura më e shpejtë, që lejohet të vozitet në rrugë dhe meqë i përket një edicioni të limituar, vështirë është të gjendet një për ta blerë, transmeton Telegrafi.

Vetëm 500 njësi të makinës hibride, kanë dalë nga prodhimi gjatë viteve 2013 deri 2015, ndërsa 210 e kanë mundësinë që t’ju hapet pjesa e sipërme.


Për shkak të këtyre veçorive, një Aperta e ngjashme është shitur para një kohe për shifrën astronomike prej 7.3 milionë dollarëve.

Makina që është blerë për dy milionë dollarë, nga një sallon në Arabinë Saudite, pritet të del në ankand për rreth tetë milionë euro.

Meqenëse ka vetëm 99 kilometra të kaluara dhe ngjyrë të pazakontë për LaFerrari, ofertat për të pitet të jenë shumë më të mëdha. /Telegrafi/