Versioni i parë i një arieje të njohur të “Dasmës së Figaros” të Mozartit, i vlerësuar deri në 500,000 euro, dhe një serenatë e rinisë së kompozitorit, do të dalin në ankand më 20 qershor në Paris, sipas kompanive të ankandeve.
Këto dorëshkrime muzikore janë pjesë përbërëse e një koleksioni të madh, të mbledhur nga “Aristophil”, kompania franceze në qendër të një mashtrimi në shkallë të gjerë në dëm të aksionerëve të vegjël.
E vlerësuar 500,000 euro, një dorëshkrim i cilësuar i jashtëzakonshëm, tregon versionin e parë të një skene të aktit të fundit te “Dasma e Figaros” (1786).
Dorëshkrimi pritet të dalë në ankand nga kompania “Ader Nordmann”, të mërkurën e ardhshme.
E titulluar “Scena con Rondo”, këto katër faqe janë veçanërisht të rëndësishme, pasi ato zbulojnë Mozartin në punë, në valën e meditimit.
Dorëshkrimi i dytë është një fragment i një serenate të moshës së rinisë së Mozartit, e kompozuar në Vjenë në korrik-gusht të vitit 1773, me shumë gjasa me kërkesë të kancelarit të landit të Salsburgut, një mik i familjes Mozart, për të festuar përfundimin e studimeve të djalit të tij.
E vlerësuar deri në 150,000 euro, partitura e një ”teksti orkestral skicë” sipas kompanisë së ankandeve ”Aguttes”, u kompozua nga Mozart kur ishte vetëm 17 vjeç.
E krijuar në vitin 2003, kompania “Aristophil” u propozoi rreth 18,000 aksionerëve për të investuar kursimet e tyre në dorëshkrime prestigjioze, që do të kishin një çmim shumë më të lartë në raport me çmimin e tregut.
Mashtrimi arrin në përvetësimin e 850 milionë euro kursime të këtyre aksionerëve, ku disa humbën të gjitha kursimet e tyre dhe prej dy vitesh po presin daljen në shitje të koleksioneve. /ATA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Mos mendoni për politikën, jetoni si Forrest Gumpi?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët