LAJMI I FUNDIT:

Del autopsia e të riut në Fushë Krujë, u godit me kaçavidë në këmbë

Del autopsia e të riut në Fushë Krujë, u godit me kaçavidë në këmbë

Indrit Ndoj humbi jetën nga gjakderdhja në këmbë pasi u godit me kaçavidë. Ky është rezultati i dalë nga autopsia, e kryer në trupin e pajetë të 34-vjeçarit, që humbi jetën të premten në Fushë-Krujë.

34-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në Fushë-Krujë, nga kalimtarët dhe fillimisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri.

Pas marrjes së rezultateve të autopsisë, rezulton se i riu ka humbur jetën nga një plagë e shkaktuar me kaçavidë në këmbën e tij, ku dyshohet se është konfliktuar me një person ende të pa identifikuar.


Goditja i ka dëmtuar atij arterien femurale, gjë e cila i ka shkaktuar shumë gjakderdhje duke i marrë jetën.

Trupi i pajetë ishte shumë pranë banesës së prindërve të të riut. Banorët njoftuan policinë, e cila pas këqyrjes në vendin e ngjarjes konstatoi se i riu kishte një plumb në këmbë që dyshohet se i ka marrë jetën. Dyshohet se i riu është goditur në rrethana të paqarta në një vend tjetër e më pas është sjellë pranë shtëpisë së prindërve ku është braktisur në rrugë, ku ka ndërruar dhe jetë, pasi sasia e gjakut të humbur, nuk e justifikon vdekjen e tij, sipas policisë.

Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori