LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e liderëve pas votimit në Maqedoninë e Veriut

Deklaratat e liderëve pas votimit në Maqedoninë e Veriut

Kryetarët e partive politike në Maqedoni kanë ushtruar të drejtën e votës nëpër vendbanimet e veta dhe pastaj kanë apeluar për maturi dhe për dalje masive të qytetarëve në zgjedhje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas votimit në Zajaz apeloi për dalje masive në zgjedhje por edhe ju dha mesazh qytetarëve që të kenë kujdes gjatë procesit, si pasojë e pandemisë globale COVID-19.

Ziadin Sela nga koalicioni ASH-AAA tha se është ditë e rëndësishme për qytetarët dhe shtetin pasi shprehet e drejta demokratike me votë.


Zoran Zaev i LSDM-së tha se beson se qytetarët kanë njohur ofertat e partive në fushatë dhe se sot e kanë marrë vendimin e duhur për të ardhmen e tyre.

Bilall Kasami i Lëvizjes Besa tha ”Sot në rrethana të reja e shfrytëzuam të drejtën e garantuar kushtetuese, të drejtën për votim. Shteti, institucionet treguan kapacitet dhe përgatitje edhe në kohë pandemie serioze të organizojnë votim për mbrojtje të plotë të të gjithëve. Këto janë zgjedhje të rëndësishme, të rëndësishme për shtetin, të rëndësishme për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tonë, të rëndësishme për shëndetin tonë. Në këto zgjedhje vendosëm se çfarë shteti do të kemi në katër vitet e ardhshme, por edhe kush do të kujdeset për shëndetin tonë, kush do të na udhëheq drejt integrimit në BE”, ka deklaruar Kasami.

Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ka një shqetësim të përgjithshëm rreth daljes së qytetarëve si pasojë e pandemisë globale COVID-19.

Afrim Gashi apeloi deri tek qytetarët që të dalin të votojnë për të përzgjedhurit e tyre dhe që të kontribuojnë për procesin demokratik.

Edhe Hristijan Mickovski i OBRM-PDUKM-së tha se është e rëndësishme që qytetarët të dalin dhe të shprehin të drejtën e tyre demokratike.

Përndryshe, këto janë zgjedhjet e 10-ta me radhë në Maqedoninë e Veriut kurse shteti është i ndarë në 6-të zona zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori