Deklarata shqiptare përplas partitë politike shqiptare në Maqedoni!
Shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit të 11 dhjetorit 2016 u futën të përçarë në pesë subjekte politike dhe kjo e shtoi dëshpërimin e shqiptarëve se edhe këto zgjedhje nuk do të ndryshojnë asgjë. Prej pesë subjekteve, katër arritën të marrin deputetë. BDI fitoi 10 deputetë, Lëvizja Besa fitoi pesë deputetë, Aleanca për Shqiptarët fitoi tre deputetë, kurse PDSH e Menduh Thaçit fitoi dy deputetë.
Gjergj Fishta në një thënie të tij vlerëson se ‘Më lehtë është me mbledh një thes me pleshta se t’i bashkosh dy shqiptarë. Por historia e shqiptarëve të Maqedonisë ndodhi më 7 janar të vitit 2017. Politikanët shqiptarë të Maqedonisë, ndërmorrën një hap shpresëdhënës për avancimin e statusit politik e social të qytetarëve shqiptarë në këtë shtet, gjegjësisht nënshkrimin e një Deklarate e inicuar nga kryeministri shqiptarë Edi Rama. BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa mbështetën njëzëri përveç PDSH-së.
Pas nënshkrimit të Deklaratës flluan kundërshtimet e partive politike shqiptare. Lëvizja Besa ka akuzuar disa herë BDI-në, ku kjo e fundit sipas Besës, ka tentativa për ta përvetësuar këtë Deklaratë. Kurse nga ana tjetër qëndrimi i LR-PDSH-së ka qenë se, është e parëndësishme nga kush dhe ku është nënshkruar kjo Deklaratë dhe me rëndësi është avancimi i shqiptarëve. PDSH-ja, edhe pse nuk është nënshkruese e kësaj Deklarate në një konferencë për media e hodhi poshtë përmbajtjen, duke e quajtur atë si dokument ruso-sllav. Ata thanë se platforma e tyre politike i përmban të gjitha pikat e Deklaratës.
Ish-diplomati Alajdin Demiri për Telegrafi Maqedoni thotë se Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare për kërkesat e përbashkëta ishte një deklaratë e dalur nga sikleti i rezultateve.
‘Rezultatet zgjedhëse ishin të atilla, që jashtë kësaj rruge nuk kishin çfarë të bëjnë. Mirëpo të gjithë partitë nuk iu qasen në të njëjtën mënyrë kësaj Deklarate. PDSH-ja nuk deshi ta nënshkruajë dhe i tregoi pozitat e veta. Lëvizja Besa e nënshkruajti si me siklet por me amunizitet të njërit ndaj nënshkruesve. Nga ana tjetër vetë BDI-ja e dinte çfarë kërkonte për arsye se e kapi momentin se kjo Deklaratë është situata më e volitshme për marketing, bile edhe në të shumtën e rasteve edhe e përvetësuan si deklaratë e tyre. Ajo më tragjikja që ishte sjellja e Lëvizjes Besa, e cila nuk pranonte në asnjë mënyrë të ulej në tavolinë të rifreskoj takimet e nënshkruara por kërkonte Edi Ramën ta fut në lojë, gjë që edhe e arriti. Pasi arrit Ramën ta shtyjë në lojë, ajo filloi t’ia bëjë marketingun e madh Ramës se, vetëm ai mund të na bashkojë dhe vetëm ai mund të jetë pronar i një kërkese ose disa situatave të këtilla në Maqedoni. Pra, e mohoi vullnetin e vetë partisë politike se ajo Deklaratë lindi brenda në Maqedoni nga partitë politike por i zhvendosi në Tiranë, e cila gjë në mënyrë fatale dhe u bo motiv i gjithë fushatës edhe politikës së qeverisë së Maqedonisë, mbi të gjitha Ivanovit, i cili edhe e refuzoi dhënien e mandatit ndaj Zaevit, pikërisht nga këto arsye. Do të thotë se të gjithë partitë politike shqiptare që në momentin kur u pa se u paraqitën me një kërkesë unike, doli se çdokush në vete ka pasur skenare të paparishikueshme, të cilët dalë nga dalë janë duke u zbardhur’, vlerëson Demiri.
Ai më tej thotë se Deklarata është një marketing politik për BDI-në sepse nuk do të kishte një të këtillë nëse BDI do të fitonte 14-15 deputetë. Ajo do të vazhdonte koalicionimin në mënyrë të lehtë, të lezetshme ashtu siç e ka paraparë, mirëpo kjo Deklaratë ndodhi për arsye të përgjysmimit të deputetëve. Nga ana tjetër Besa dhe LR-PDSH-ja ose Aleanca nuk kishin alternativë tjetër sepse nuk kanë sesi të hynë në politikë. Mirëpo ajo çka ishte më e çuditshme ishte sjellja e PDSH-së, asnjëherë nuk e trajtoi këtë kërkesë.
Opinionisti dhe njohës i çështjeve politike, Xhelal Neziri thotë se nuk ka diskrepancë midis partive politike por ai e vlerëson këtë si garë politike.
‘Nuk shoh diskrepancë, por vetëm një garë politike në kuadër të normave demokratike. Kjo deklaratë e tre partive shqiptare, apo siç njihet Platforma shqiptare, kishte për qëllim të evitojë situatën e pas zgjedhjeve të 2006-ës, kur BDI dhe PDSH paralelisht negocionin me OBRM-PDUKM-në duke garuar në dëm të platformave të tyre politike me të cilat kërkuan vota nga shqiptarët. Nuk duhet ngritur këtë platformë në një kult që do të uniformonte mendimin dhe aksionin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, por vetëm si një orientim i përgjithshëm që është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit’, deklarohet Neziri për Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Besim Dogani diskrepancën midis partive politike e sheh që nga periudha parazgjedhore kur u tentua të bëhet një bashkim i ideve dhe platformave politike të tyre. Ato vazhdojnë të thellohen dhe të bëhen edhe më të dukshme pas nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Tiranë dhe vazhdojnë edhe pas publikimit të programit qeverisës nga ana e LSDM.
‘Tërë kohën nga partitë politike shqiptare vijnë deklarata aspak të koordinuara dhe në shumë raste dhe kundërthënëse. E gjithë kjo flet për papjekurinë e partive politike shqiptare dhe jo gatishmërinë e tyre që të kapërcejnë mbi unin partiak dhe nevojat e shqiptarëve në Maqedoni ti paraqesin në mënyrë unike në opinion. Me deklarimet kundërthënëse, të llojllojshme ata jo vetëm që nuk paraqesin një pozicion të fuqishëm të përbashkët për çështjet kyçe, por dhe japin mundësi për pazare rreth pikave të Deklaratës së përbashkët.
Është më se e nevojshme që së paku në këtë moment të demonstrohet një seriozitet më i madh. Partitë politike shqiptare të të gjithë blloqeve duhet të dalin me një deklaratë të qartë të përbashkët, në të cilën do të theksohet në mënyrë taksative se ata nuk pranojnë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, nuk heqin dorë nga Deklarata e përbashkët dhe se nuk heqin dorë nga hapja e temave të rëndësishme për ardhmërinë e shqiptarëve dhe të Republikës së Maqedonisë’, thekson Dogani.
Pavarësisht fërkimeve për përvetësimin dhe qasjen ndaj kësaj Deklarate nga partitë politike shqiptare në Maqedoni poashtu edhe nga një pjesë e vogël e zyrtarëve ndërkombëtarë por edhe nga politika maqedonase, duke filluar nga kryetari i shtetit e deri te partia e deritanishme qeverisëse, prapë se prap partitë shqiptare nuk kanë hequr dorë nga Deklarata shqiptare, kërkesë për avancimin e çështjeve shqiptare në Maqedoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se ‘do të marrë hak’
Nikolloski: Objekti i Postës ishte planifikuar për një restorant nga udhëheqësia e mëparshme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët