Shefat e misioneve të shteteve të Bashkimit Evropian kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Në deklaratë thuhet se zgjedhjet në përgjithësi janë zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt në pjesën më të madhe të Kosovës.
Lexoni të plotë deklaratën lidhur me zgjedhjet lokale të 22 tetorit:
“Votuesit në Kosovë nëpërmjet votimit në zgjedhjet komunale të dielën e kaluar e kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike. Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës, BE-ja ka zbarkuar në Kosovë një Mision të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ), misioni i katërt plotësisht i kualifikuar i këtij lloji në Kosovë. Sikurse në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në qershor, edhe ky mision sërish është drejtuar nga Shefi i Misionit Vëzhgues, Alojz Peterle, anëtar i Parlamentit Evropian.
Ne jemi të lumtur që sipas deklaratës së parë, të cilën MVZ i BE-së e bëri publike në fillim të kësaj jave, zgjedhjet në përgjithësi janë zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt në pjesën më të madhe të Kosovës. Njëkohësisht, Shefat e Misioneve të Shteteve të BE-së me brengosje të thellë kanë vërejtur që fushata ka qenë e karakterizuar nga frikësimi në shumë bashkësi të banuara me shumicë serbe dhe se procesi zgjedhor brenda komunave të banuara me shumicë serbe, në këtë mënyrë nuk i ka plotësuar disa standarde ndërkombëtare dhe evropiane për zgjedhje demokratike.
MVZ i BE-së ka vërejtur një formë të vazhdueshme, të koordinuar dhe brengosëse të frikësimit në zona të banuara me shumicë serbe brenda Kosovës, të drejtuar kundër kandidatëve që garuan kundër Listës Serbe. Ajo formë ka përfshirë presionin ndaj kandidatëve individualë për tërheqje dhe garën e kufizuar politike, duke i vënë në pikëpyetje parimet e procesit të përgjithshëm demokratik në të gjitha zonat. Dobësitë vazhdueshme ë procesin zgjedhor janë vërejtur në mënyrë të përsëritur nga Misioni dhe nuk janë adresuar mjaftueshëm para këtyre zgjedhjeve. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevantë nga i gjithë spektri politik dhe i komunitetit për t’i adresuar pa vonesa këto të mangësi.
Në përputhje me praktikat e dëshmuara MVZ i BE-së pas përfundimit të procesit aktual zgjedhor, përfshirë raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave që do të mbahet pas katër javësh në disa komuna, do të publikojë një raport final që përmban rekomandime për përmirësime në kornizën e gjerë zgjedhore.
Këto rekomandime do t’i ndihmojnë autoritetet e Kosovës në përpjekjet e tyre për të përmirësuar kornizën zgjedhore dhe në këtë mënyrë për të përmirësuar dhe konsoliduar qeverisjen dhe institucionet demokratike. BE-ja është plotësisht e përkushtuar për t’i mbështetur autoritetet e Kosovës në këto përpjekje, përfshirë mbështetjen e ofruar nëpërmjet projektin rajonal të implementuar nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët