Nga: Edward Slingerland
Njeriu është dehur dhe ka udhëtuar mendërisht falë substancave psikodelike – që nga kohërat të lashta, dhe në mbarë botën. Nuk mungojnë librat interesantë që dokumentojnë predispozitën e specieve tona ndaj substancave dehëse, si dhe shumëllojshmërinë e jashtëzakonshme të mënyrave se si përmbushim ne e dëshirën tonë për një gjendje të ndryshuar mendore.
Siç vëren guruja i mjekësisë alternative, Andrew Weil:”Praktika e përdorimit të drogës, është kaq e përhapur në histori, sa që ajo duhet të përfaqësojë padyshim një prirje themelore të vetë qenies njerëzore”.
Në mënyrë të ngjashme, në përmbledhjen e tij mbi shumëllojshmërinë mbresëlënëse të teknologjive që njeriu ka krijuar për të trullosur veten, arkeologu Andrew Sherratt argumentonte se “kërkimi i qëllimshëm i përvojës psikoaktive, është të paktën aq e vjetër sa njeriu moderne. Pra me fjalë të tjera, ai është një nga tiparet e Homo Sapiensit”.
Gjithsesi, tek këto investigime historike dhe antropologjike të përdorimit të drogave psikotrope, nuk shqyrtohet pyetja themelore se pse njerëzit janë kaq të etur të trullosin mendjet e vet. Nga pikëpamja praktike, të dehesh me alkool apo të konsumosh drogë, duket si një ide vërtet e keqe.
Në nivelin individual, alkooli është një neurotoksinë që dëmton funksionet njohëse dhe motorike dhe e dëmton trupin. Në nivelin social, lidhja midis dehjes dhe çrregullimit social nuk është një shpikje e huliganëve modernë apo e studentëve në kampuset universitare.
Në Romën e lashtë, mbaheshin rregullisht festime të egra dhe të rrezikshme, që kishin emrin e perëndisë Baku, ose Dionizi për grekët e lashtë. Përshkrimet e këtyre ritualeve dhe banketeve me shumë pije alkoolike – nga Egjipti i lashtë dhe nga Kina në figurat murale – tregojnë qartë se si konfuzioni, mos të ndierit mirë fizikisht, gjendjet e të fikëtit, të vjellat dhe seksi i paligjshëm, ishin pasojat tipike të konsumit të pijeve alkoolike.
Halucinogjenët e ndryshëm të përdorur nga njerëzit në mbarë botën, janë edhe më të rrezikshëm dhe të dëmshëm. Përveçse na shkëputin plotësisht nga realiteti, përbërja e tyre kimike mund të na çojë deri në vdekje. Kështu një bimë në formën e një kaçube të vogël që rritet në shkretëtirën Sonoran – Sophora Secundiflora – është aq toksike saqë edhe vetëm një kokërr e vetme do të vriste një foshnje brenda disa sekondash.
Dikush mund të mendojë se njeriu mësoi shumë shpejt të qëndronte larg tij. Në fakt, nuk është kështu. Arsyeja është se ato mund të shkaktojnë një trullosje të fortë. Megjithëse nuk kanë asnjë vlerë të njohur kulinare, gjurmët e këtyre kokrrave të kuqe janë gjetur në mbetjet arkeologjike që datojnë disa mijëvjeçarë, kur kulturat e shkretëtirës e përdorën atë për fuqinë e saj dehëse.
Pirja e diçkaje të fortë është ilaç për të gjitha llojet e sëmundjeve, dhe ngushëllim për çdo pikëllim. Në një dasmë njerëzit pinë për të festuar; në një funeral për të larguar trishtimin. Por, ashtu pihet për qejf me miqtë, si dhe për t’u çlodhur pas një dite të ngarkuar në punë.
Suksesi meriton një shpërblim, ndërsa dështimi e kërkon atë. Kush është shumë i zënë me punë, pi për ta larguar disi mendjen; dembelët pinë sepse nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër. Fermerit i duhet të pijë, sepse puna e tij është e vështirë; punëtori pi, sepse bën një veprimtari monotone dhe sedentare.
Bën vapë, ndaj pimë për t’u freskuar. Është ftohtë, prandaj le të pimë që të ngrohemi. Por, mund të bëjmë më mirë se kaq. Së pari, le t’u hedhim një vështrim shpjegimeve klasike shkencore të dëshirës se njerëzve për të pirë. Të paktën në pamje të parë, ato duken më të mira se sa racionalizimet e synuara nga mbështetësit e ndalimit të alkoolit (prohibicioni), por në fund rezultojnë po aq të pakënaqshme. /Burimi: “Linkiesta”/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...
Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Një intervistë gati e pamundur me profesor Eqrem Çabejn
Do të doja që librat e mi të botoheshin pas vdekjes
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
Primo Shllaku: Toskërishtja na u imponua ushtarakisht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime