LAJMI I FUNDIT:

DEHJA

DEHJA

Pozeti nga: Kostas Krystallis
Përktheu: Petro Mejdi

Poshtë në breg të detit, fshatarka seç po lanin,
Lanin rroba, i ndernin dhe me rërën seç po luanin.
Fryu një erë, afsh i ngrohtë, fryu një tramundanë,
Dhe njërës na i ngriti, të bukurin fustan’!
Dhe seç u duk e bardha këmbë, zbuluar për mbi gju,
Dhe ndriti përreth deti, dhe ndriti botë e tërë.
Djaloshi peshkatar voziste bregut aty pranë.
Si pa, gju të bardhë borë, këmbë të zografisur,
U deh, pa pirë një pikë verë, dhe nga fiqiri, krisur!