Dëgjuan një zhurmë të madhe, befasohen familjarët – një aligator ishte futur në pishinën e shtëpisë së tyre (Video)

35:"© Sarasota County Sheriff's Office
Në një video të publikuar nga mediat e huaja, thuhet se shihet një zvarranik i cili ishte zbuluar në pishinën e një shtëpie në Nokomis, Florida të premten mbrëma.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Patronia Carver ajo që ka rrëfyer ngjarjen duke theksuar se burri i saj zbuloi krijesën pasi dëgjoi një zhurmë të madhe.
Sipas saj, ka qenë një portë xhami përmes së cilës aligatori ishte futur në pishinë, pasi e kishte thyer atë.
Pas kësaj, ata kanë njoftuar autoritetet përkatëse, të cilat kanë ardhur dhe e kanë larguar aligatorin nga pishina.
Siç shkruajnë mediat, ky lloj i aligatorit rriten mesatarisht rreth tri metra dhe kanë një peshë në mbi 400 kilogramë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































