LAJMI I FUNDIT:

Dega e LDK-së në Vushtrri kundër emërimeve të reja të Xhafer Tahirit në komunë

Dega e LDK-së në Vushtrri kundër emërimeve të reja të Xhafer Tahirit në komunë

Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega në Vushtrri kanë reaguar për emërimet e reja të cilat kanë ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Sipas një njoftimi për media, në reagim thuhet se Xhafer Tahiri nuk e ka respektuar marrëveshjen e arritur në Kryesinë  e LDK-së, në Vushtrri.

“Këtë zotim Tahiri nuk e ka respektuar me faktin se pjesë e qeverisjes lokale apo kabinetit të tij janë emëruar edhe drejtorë të partive tjera si PDK,AAK, etj. Siç është rasti eklatant i emërimit të drejtoreshës së DKR-së e cila së fundmi ka qenë edhe përkrahëse publike e PDK-së, konkretisht e kanditatit nga PDK për Kryetar Komune, njëkohësisht kundër kandidatit i Tahirit për Kryetar Komune”, thuhet në reagim.


Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të Kryesisë së LDK-së, dega në Vushtrri:

Të nderuar qytetarë, simpatizant, aktivistë, veprimtarë e anëtarë më besnik të LDK-së në Vushtrri.

Shumica e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së Dega në Vushtrri, nuk pajtohet me emërimet më të reja në qeverisjen lokale, për këto arsye:

  1. Në radhë të parë z.Tahiri nuk ka respektuar marrëveshjen e arriture në Kryesinë e LDK-së në Vushtrri kur është prishur koalicioni me LVV-në, pjesë të së cilës marrëveshje ztr.Tahiri i ka bërë publike në konferencën për media ku deklarohet se pjesën e mbetur deri në fund të mandatit të qeverisjes lokale do ta udhëheqë e vetme LDK.
  2. Këtë zotim ztr.Tahiri nuk e ka respektuar me faktin se pjesë e qeverisjes lokale apo kabinetit të tij janë emëruar edhe drejtorë të partive tjera si PDK,AAK, etj. Siç është rasti eklatant i emërimit të drejtoreshës së DKR-së e cila së fundmi ka qenë edhe përkrahëse publike e PDK-së, konkretisht e kanditatit nga PDK për Kryetar Komune, njëkohësisht kundër kandidatit i ztr.Tahirit për Kryetar Komune,
  3. Përkrahja publike për kandidatin e PDK-së, e ka bërë drejtoresha në fjalë si asambleiste në seancën e fundit të Asamblesë Komunale datë 27.09.2017, ku për përkrahjen publike të saj në Asamblenë Komunale, si keqpërdorim të foltores së kuvendit kishte reaguar ish Kryetari i LDK-së Dega në Vushtrri njëherit edhe asambleistë i kuvendit komunal.Si dëshmi po prezantojm pjesë nga fjalimi i saj në përkrahje të kandidatit të PDK-së dhe reagiminin e Hysni Gërgurit:
  4. Emërimi i kësaj drejtoreshe në këtë dikaster ne si shumicë e kryesisë së LDK-së, e konsiderojmë edhe si konflikt interesi për arsye se e emëruara për sa ishte pjesë e shoqërisë civile apo pjesë e Organizatës Fodem ka qenë edhe përfituese e granteve dhe subvencioneve nga kjo qeveri komunale,
  5. Për faktin se u shkel vullneti i shumicës së elektoratit dhe anëtarësisë së LDK-së, i cili vullnet përfaqësohet me legjitimitet politik në shumicën e Kryesinë e LDK-së Dega në Vushtrri,
  6. E ajo e cila më së shumti e intrigon këtë shumicë të kryesisisë së LDK-së Dega në Vushtrri është pjesa pse ztr.Tahiri emëron drejtor të PDK-së në emër të LDK-së, e nga këto veprime të ztr.Tahirit lind dyshimi se ztr.Tahiri ose ka marrëveshje me PDK-në ose është i shantazhuar nga PDK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori