LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 10° heavyrain

Dega e LDK-së në Prizren: “Parku i Biznesit” është kthyer në deponi mbeturinash

Dega e LDK-së në Prizren: “Parku i Biznesit” është kthyer në deponi mbeturinash

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar lidhur me praninë e mbeturinave në vendin ku duhet të funksionalizohet “Parku i Biznesit”. Sipas këtij subjekti politik, kjo zonë është kthyer në deponi mbeturinash.

Zyra për informim e kësaj dege bashkë me reagimin ka postuar një video për gjendjen në këtë pjesë.

“Këto janë pamjet e ‘Parkut të Biznesit’, i premtuar nga Shaqir Totaj, se do të funksionalizohet qysh në muajt e parë të qeverisjes së tij. Por mjafton ta vizitoni dhe do të shihni nga afër se kjo pjesë e dedikuar për biznese është kthyer në deponi mbeturinash dhe gjendja e saj është tmerruese. Hapësirat për biznese janë kthyer në djerrina dhe depo mbeturinash!”, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të degës së LDK-së në Prizren.


Ky subjekt tutje ka theksuar se kjo gjendje tregon qasjen e papërgjegjshme dhe injoruese të kësaj qeverie ndaj bizneseve të Prizrenit, si dhe mungesën e ideve për të krijuar kushte më të mira për ta.

“Bizneset në Prizren, kanë nevojë për më shumë hapësira, për më shumë përkrahje dhe mbështetje dhe jo premtime boshe. Pa biznese, Prizreni nuk do të kishte turizëm, punësime, zhvillim dhe prodhime që na bëjnë të ndihemi krenar”, thuhet në reagim, raporton Telegrafi.

Në anën tjetër drejtori për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, Ramadan Tarashaj ka pranuar se gjendja në këtë zonë është e palakmueshme dhe se janë kërkuar veprime nga organet përgjegjëse.

“Çështjen në fjalë e kemi adresuar tek organet kompetente në mënyrë që të largohen mbeturinat nga pjesë të caktuara në ‘Parkun e Biznesit’. Shpresojmë që së shpejti do të merren masa për pastrimin e kësaj pjese”, ka thënë Tarashaj për Telegrafin.

Komuna e Prizrenit, javë më parë, në këtë zonë ka mbajtur takim publik me bizneset në kuadër të hartimit të planit të hollësishëm rregullues “Parku i Biznesit”, me ç’rast autoritetet lokale patën shprehur qëndrimin se po ndërmerren hapat e duhur për funksionalizimin e kësaj zone ekonomike. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Evropa
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Boks
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Amerika
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori