Një defekt teknik në rrjetin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në rrugën “M. Teut” në Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar nga kompania përkatëse, e cila ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar menjëherë në terren për të sanuar problemin.


Sipas njoftimit, pritet që punimet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që furnizimi të rikthehet në normalitet.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme dhe ka siguruar se defekti po trajtohet me prioritet. /Telegrafi/