Deda: Sot ishte turpi i Kuvendit, shihemi nesër në protestë

Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda e ka quajtur turp të Kosovës, dështimin e pozitës për mbajtjen e seancës së Kuvendit, ku duhej të votohej ekipi negociator i propozuar nga Qeveria e Kosovës në bisedimet me Serbinë.
Deda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në këtë përpjekje të sotme për mbrojtjen e integritetit territorial të këtij shteti, Kosova përjetoi kolaps politik të inicuar nga partitë qeverisëse”.
Postimi i plotë i Dedës:“Në këtë përpjekje të sotme për mbrojtjen e integritetit territorial të këtij shteti, Kosova përjetoi kolaps politik të inicuar nga partitë qeverisëse. Ndërsa 4 shtatori është turpi i Kuvendit të Kosovës! Asnjë pazar politik nuk na ndalë në kundërshtim të prerë ndaj marrëzisë tragjike për “korrigjim” të kufirit/ndarje/shkëmbim territoresh. Shihemi nesër në protestë në ora 18:00”, ka shkruar Deda. /Telegrafi/


















































