Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka reaguar ashpër pas lirimit të menjëhershëm të pesë serbëve, të cilët u arrestuan mëngjesin e sotëm pas një aksioni të policisë në Gjilan.

Deda ka kritikuar institucionet e vendit duke thënë se ajo që u pa sot, ishte vetëm një "show".


Postimi i tij i plotë:Kur një shtet dyshon dhe arreston individë për “kërcënim të sigurisë nacionale” - ja i arreston me të vërtetë sepse po e rrezikojnë atë siguri, apo nëse nuk e rrezikojnë - nuk bën shoë fare me arrestime. Arrestimi me pompozitet dhe lirimi i menjëhershëm i “kërcënuesve të sigurisë nacionale” është diletantizëm i dorës së parë. Përndryshe, edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me partitë politike përbën “kërcënim të sigurisë nacionale”.