Deputeti i Alternativës Ilir Deda, e konsideron të pa imagjinueshme mënyrën e  Presidentit Thaçi, rreth idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Sipas tij, Thaçi ka ndarë shtetet perëndimore rreth kufijve, e që sipas tij, diplomacia serbe, me të tilla veprime ka dështuar për 30 vite me radhë.


"H. Thaçi ka arrit të bëjë të paimagjinueshmen - ta ndajë Perëndimin në dy kampe - pro dhe kundër “korrigjimit të kufijve”/ndarjes së Kosovës - diçka që diplomacia serbe pa sukses e avokon qe tri dekada."

"Kur një mekanizëm i tërë diplomatik lëvizë nga pozicionet parimore 30 vjeçare, është tejet i vështirë kthimi prapa. Kjo e bënë Kosovën humbëse në çdo variant në këtë moment sepse e konfronton me aleatët e paktë, dhe të përçarë, perëndimorë", ka theksuar Deda.

Ai ka propozuar disa mënyra se si duhet dalë nga gjendje e krijuar, duke përmendur kështu shkarkimin e Thaçit dhe zgjedhje të reja parlamentare.

"Për neve mbetet kjo rrugë:

- Votë absolute e Kuvendit kundër marrëzisë së Thaçit me 4 shtator, gjithashtu edhe protestë masive qytetare;

- Shkarkim i tij dhe zgjedhja e Presidentit të ri;

- Marrëveshje për zgjedhje të reja parlamentare;

- Konsensus i plotë për rrugën e mëtutjeshme në dialogun me Serbinë që do ta udhëheqë Qeveria e re e Kosovës bashkë me opozitën re pas zgjedhjeve parlamentare", ka thënë Dedaj. /Telegrafi