Ditë më parë, në Kosovë qëndroi emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili pati një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe temë diskutimi ishte pjesëmarrja e Kosovës në CEFTA.
Emisari gjerman tha se nuk është arritur pajtueshmëri me Kurtin mbi këtë çështje, teksa deklaroi se Kosova vetëm mund ta bllokojë veten në këtë drejtim, por jo edhe Procesin e Berlinit.
Opinionisti Ilir Deda tha se kërcënimi gjerman është shumë serioz.
“Kosova po e kundërshton CEFTA-n sepse po kërkon që të mos ketë më UNMIK aty. Prej organizatave rajonale, CEFTA është organizatë e themeluar me traktat, ku tash janë 7 shtete – Ballkani Perëndimor dhe Moldavia. Kosova gjatë gjithë kohës ka thënë se nuk duam ta kemi as formalisht UNMIK-un bashkë me neve në CEFTA. Shteti gjerman e sjell një formulë kompromisi që traktatet nuk mund të ndryshohen veç pse po do Kosova, ku gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar që nëpërmjet procedurave ‘rules of procedure’ të reja në CEFTA, palë të jetë direkt Kosova, pa UNMIK. Këtë po e kërkon shteti gjerman, dhe gjashtë shtetet tjera e kanë pranuar si propozim gjerman, në atë që ne i kemi kërkesa të Gjermanisë dhe të ShBA-së edhe shumë më të hershme që të lejohen produktet e Serbisë në Kosovë”, tha mes tjerash Deda, për Klan Kosova
Dikur deputet i LVV-së, Deda tha se kjo kërkesë për prodhimet serbe vjen pasi “70% të prodhimeve të Serbisë që kanë ardhur në Kosovë janë të kompanive amerikane, gjermane e të tjera”.
Përkundër të gjithave, Deda tha se kryeministri Albin Kurti e ka refuzuar këtë marrëveshje kompromisi, mirëpo tha se këtë nuk e lejon Gjermania që një vend i caktuar i Ballkanit Perëndimor të bllokojë Procesin e Berlinit.
“Dhe në fund, kryeministri Kurti e ka refuzuar këtë. E Gjermania nuk lejon që asnjë vend në Ballkanin Perëndimor në 10 vjetor të Procesit të Berlinit t’ia sabotojë politikën e përafrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, sepse në këtë 10 vjetor, përpos që nënshkruhet faza e dytë e integrimit rajonal brenda Ballkanit Perëndimor, njëjtë fillon edhe kyçja e shteteve në pjesët sektoriale të BE-së. E para ka të bëjë me sistemin e unisuar të pagesave në BE, ku tash edhe Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e saj. E tash Kosovës i ka ardhur përgjigja: se ti s’mundesh të bllokosh askënd, por vetëm veten. Dhe gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor do të jetë 6 minus 1, pa Kosovën. Mendoj se kjo është një temë shumë serioze”, potencoi Deda.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht