LAJMI I FUNDIT:

Deda, Haradinajt: Mos shkarkimi i ministrave me aktakuzë, bie ndesh me parimet e BE-së

Deda, Haradinajt: Mos shkarkimi i ministrave me aktakuzë, bie ndesh me parimet e BE-së

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj, për mos shkarkimin e dy ministrave ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë nga ana e Prokurorisë.

Deda ka thënë se refuzimi i Haradinajt që t’i shkarkojë ministrat në fjalë, bie ndesh me parimet e Bashkimit Evropian (BE).

Kujtojmë se Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, dhe ai i Infrastrukturës, Pal Lekaj përballen me aktakuza nga keqpërdorim detyre.


Postimi i plotë i Dedës:

Refuzimi i kryeministrit Haradinaj që t’i shkarkojë së paku dy ministra të Qeverisë së tij me aktakuzë për korrupsion e keqpërdorim, direkt bie ndesh me kërkesën eksplicite të BE-së për sundim të ligjit dhe insistimin e tyre, edhe të opozitës, për miratimin e Ligjit për suspendim dhe largim të zyrtarëve me aktakuzë dhe dënim për korrupsion.

Shkurt, prej Kosovës kërkohet që zyrtarët politik e publik të shkarkohen sapo të ketë aktakuzë, e jo të pritet me lojëra politike të të gjykimeve të stërzgjatura të gjyqësorit të zaptuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori