Barcelona ka nënshkruar me Dani Olmon dhe Pau Victor këtë verë por limiti i pagave ishte sërish faktori kryesor që ndikoi në afatin kalimtar të transferimeve.
Ata kishin planifikuar që të transferojnë një mesfushor dhe tashmë po shikonin për alternativë në janar, para se trajneri Hansi Flick të intervenojë.
Blaugranasit u munduan të nënshkruajnë me Mikel Merinon dhe Amadou Onana, por Flick tani beson se me Marc Casadon, Andreas Christensen, Eric Garcia dhe Marc Bernal pas rikthimit nga lëndime, ata kanë burime të mjaftueshme për këtë pozicion.
Në ndërkohë drejtori sportiv Deco tashmë ka në mendje dy opsione ekonomike për janarin dhe për këtë ka kthyer vëmendjen tek Chelsea aty ku një numër lojtarësh pritet të largohen nga klubi.
Decos i ishte ofruar mundësia që të nënshkruante me Carney Chukwuemekan në formë huazimi dhe ai ishte njëri ndër lojtarët që ishin në ‘radarin’ e tij.
Romeo Lavia në ndërkohë ishte një opsion tjetër, pasi Deco u mundua ta transferojë atë rreth dy vite më parë nga Southamptoni, por në një ‘luftë ofertash’ mes Liverpoolit dhe Chelseat, ai iu bashkua londinezëve për 60 milionë euro.
Pas një lëndimi serioz që pësoi vitin e kaluar, ai ende nuk është bërë pjesë e 11-shes fillestare këtë sezon dhe Deco po e vlerësonte atë si një opsion në formë huazimi gjithashtu./Telegrafi/