LAJMI I FUNDIT:

Declan Rice zbulon mesazhin gazmor që mori nga Arteta para finales ndaj Spanjës

Declan Rice zbulon mesazhin gazmor që mori nga Arteta para finales ndaj Spanjës

Mesfushori anglez Declan Rice ka deklaruar se ka qenë në kontakt me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta gjatë Euro 2024 ndërsa tani ka zbuluar mesazhin e tij pas arritjes në finale.

Rice u pyet në konferencë për shtyp para finales së të dielës nëse kishte marrë ndonjë mesazh nga Arteta që nga fitorja ndaj Holandës në gjysmëfinale që bëri të luhet finalja me Spanjën në Berlin.

Arteta është spanjoll dhe ishte formuar në akademinë famshme të Barcelonës, La Masia, si adoleshent, ndërsa kishte përfaqësuar Spanjën në grupmosha të ndryshme.


Por ai ka një interesim të veçantë për lojtarët e tij të Arsenalit që po përfaqësojnë shtetet tjera gjithashtu. Përveç Rice, tek kombëtarja angleze bëjnë pjesë edhe Bukayo Saka dhe Aaron Ramsdale.

Pesë 'betejat' më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024
Lexo po ashtu Pesë 'betejat' më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024

“Kam folur me Mikel, ai ka qenë i mrekullueshëm. Ne kishim një telefonatë mes vete dhe folëm për 10 minuta. Ishte mirë të flasësh me të, pasi nuk kisha folur që nga fundi i sezonit”.

“Ai më dërgoi një mesazh duke thënë ‘Vamos!’, kur ne arritëm në finale. Unë jam i sigurt se ai do të jetë i ndarë, natyrisht për shkak se është spanjoll, por ai ka djemtë e Arsenalit të cilët janë anglezë”.

“Do të jetë e vështirë për të, por ai më uroi mua gjitha të mirat, kështu që isha i lumtur me këtë”, ka thënë Rice.

Përkundër faktit se drejton lojtarë anglezë tek Arsenali, Arteta ka jetuar në këtë shtet për pothuajse 20 vite, pasi iu bashkua fillimisht Evertonit në janar të 2005.

Ai më pas ‘vari këpucët në gozhdë’ me Arsenalin në 2016, dhe iu fut zejes së trajnerit tek Manchester City, për t’u rikthyer në Londër tri vite më pas.

Arteta gjithashtu kishte luajtur për dy vite tek Rangers në fillimet e karrierës, që do të thotë se ai e ka kaluar gjysmën e jetës në Angli./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori