Nga: Andrea Muratore
A po e kërcënon shkencën shkencizmi? A po harrohet Galileo dhe a po i përdor establishmenti shkencor dogmat e vërteta fetare për çështjet që aktualisht janë të pavërtetueshme, siç është Teoria e Fijeve? Mbi të gjitha sepse një pjesë e madhe e establishmentit shkencor merret me promovimin e bazave shkencore të ateizmit, duke e zhvilluar një luftë kundër Zotit e cila është e denjë për racionalizmin më të vrazhdë të shekujve XVII– XVIII?
Këto çështje e karakterizojnë shumë debatin e sotëm kulturor. Dhe, ato të bëjnë të mendosh se dogmatizmi shkencëtar është, tekefundit, i vetmi moment historik mbi të cilin mund të interpretohet realiteti. David Berlinski i vë në pikëpyetje këto çështje në librin e tij “Iluzioni i djallit”. Një traktat i thellë filozofik në të cilin ai tregon sesi dogmatizmi shkencor është promovuar, mbi të gjitha, nëpërmjet propagandës së ateizmit militant. Shpesh kjo është realizuar duke rritur mbështetjen për nihilizmin, teksa mendimi fetar dhe shpirtëror shihet si armik ontologjik i shkencës.
Athua se feja e shkencizmit do të ishte i vetmi kult i vërtetë në vend të fesë, i përjetuar si një akt besimi dhe përkushtimi. Një hebre laik, dhe haptazi agnostik, Berlinski, ka përgatitje shkencore dhe filozofike. Është diplomuar në Universitetin e Prinstonit në ShBA dhe ka kryer kërkime në Universitetin e Kolumbias. Më vonë ka dhënë filozofi dhe matematikë në universitete të ndryshme (nga Stenfordi në Sorbonë të Parisit). Mendimtar kozmopolit dhe dinamik, e gjen veten të përfshirë në një polemikë të hapur me ata që në botën shkencore e mbrojnë ateizmin, dhe që janë të angazhuar në luftën kundër idesë së Zotit, si një parakusht për ushtrimin e drejtë të profesioneve, dhe për të fituar një dukshmëri publike përtej aulave universitare.
Polemika e tij është, mbi të gjitha, me biologun Richard Dawkins, autor i studimeve që përpiqen të tregojnë shkencërisht mos ekzistencën e Zotit. Ajo e Berlinskit nuk është luftë kundër shkencës. Përkundrazi, është luftë për shkencën.
Pra, për metodën shkencore dhe kërkimin real përtej “hipotezës sipas së cilës ne nuk jemi gjë tjetër veçse aksidente kozmike”, siç pretendojnë autorë si Dawkins, Jacques Monord, Steven Weinberg. Berlinski thotë se mendimtarët e mëdhenj të së kaluarës, nga Kenneth R. Miller, biolog i rëndësishëm darvinian, tek Francis Collins, drejtor i projektit “Gjenomi njerëzor”, e pranuan se si ideja fetare u studiua prej tyre në një formë që nuk ishte vetëm militante.
Ndërkaq, Stephen Jay Gould, një ndër studiuesit më të mëdhenj të evolucionit deklaroi se “shkenca dhe feja përbëjnë dy magji, që nuk mbivendosen dot mbi njëra-tjetrën”. Për të mos përmendur pozicionin e Albert Einsteinit mbi këtë temë, apo dyshimet e mëdha ontologjike që u shfaqën në vazhdën e krijimit të bombës së parë bërthamore.
Ideja që një sistem tjetër mendimi mund të përballet me sistemin e tyre, për Berlinskin është problemi i vërtetë që kanë sot shumë shkencëtarë. “Sulmi ndaj mendimit fetar” dhe tallja e botëkuptimit të tij teleologjik dhe transcendent “shënon konsolidimin aktual të shkencës” si i vetmi sistem besimi, “në të cilin burrat dhe gratë racionale mund të gjenin besimin e tyre, në mos besimin, të paktën përkushtimin”.
Nga këtu buron tendenca për të zgjidhur problemet (teoria e përgjithshme, fizika kuantike, studimi i trurit të njeriut) tek të cilat ka ende gjëra për t’u zbuluar. Pra, për të zbatuar një metodë të shëndoshë shkencore, të shoqëruar me narrativa.
Edhe vetë teoria e Big Bengut përballet me pasiguri në rritje, ndërsa i afrohet momentit zero të ngjarjes, që do të krijonte kohën dhe hapësirën. Ajo përshkruan me një saktësi të madhe evolucionin e Universit nga një pikë e saktë në kohë dhe hapësirë, dhe sot nuk i jep përgjigje përfundimtare pyetjeve mbi kohën dhe hapësirën.
Dhe, vetëm duke nxitur dyshimin, apo studimin sistematik, mund të zbulohet misteri dhe të kuptohet më shumë. Si agnostik, Berlinski, na fton të mos tallemi me asnjë hipotezë, madje as atë që qëndron në themelin e të ashtuquajturit “parim antropik” apo idesë së Dizajnit Inteligjent.
Ai na fton të ndjekim mësimin e teologut islam El–Gazali, për të cilin është vënë shpesh në pikëpyetje aftësia e “një organi të kufizuar si truri i njeriut për të parë në zemrën e thellë të materies dhe matematikës”. Një opsion edhe më i pamundur, kur i referohemi makinerive dhe algoritmeve që janë në shkallë të ndryshme, një derivat i trurit të njeriut.
Teza bazë e mendimit të Berlinskit është se duhet të hidhet poshtë çdo narrativë absolutiste: Si një fe obskurantiste, ashtu edhe një shkencë verbuese e pengojnë njeriun të shohë me sytë e tij, duke e larguar atë nga kurioziteti, si dhe përdorimi i zgjuarsisë dhe aftësive të tij racionale.
Që të dyja dëshirojnë një kërkim për të vërtetën e cila kalon përmes supozimit të zotërimit të saj që në fillim. Rëndësia sociale e shkencës në ditët tona kërkon që ne të hedhim poshtë dogmatizmin e atyre që preferojnë dominimin e paradigmave dhe narrativave, dhe që e përdorin ateizmin militant si një formë propagande e një feje të re, atë të një shkence monolite dhe aspak të hapur ndaj dyshimeve të komunitetit të saj.
Një shkencë është e tillë nëse dhe vetëm nëse funksionon sipas një metode induktive-deduktive, e cila kalon përmes vëzhgimit të dukurive dhe ndërtimit të hipotezave. Ajo nis nga një induksion i domosdoshëm, nëpërmjet vëzhgimeve dhe ndërtimit të formulave, por deduktohet detyrimisht nëpërmjet një eksperimenti.
Kur kjo metodë dështon, krijohet një zhvendosje e rrezikshme fazore, veçanërisht nëse modelimi mbizotëron mbi eksperimentimin real. Por ku është realiteti? Duket sikur ka pasur një divorc me metodën tradicionale të kërkimit. Duket sikur bota ishte një silogjizëm, për të parafrazuar Hegelin: gjithçka që është e arsyeshme është reale, dhe gjithçka që është reale është e arsyeshme.
Nuk ka asnjë dyshim se situata është pak më komplekse, dhe ka të bëjë me dëshirën njerëzore për të zbuluar, eksploruar dhe ditur. Fakte që nuk kanë asnjë mospërputhje me vullnetin për të kërkuar ndjenjën e thellë të ekzistencës, dhe të të kuptuarit e rolit të dikujt në krijimin e Universit.
Pikërisht aty ku mund të bashkëjetojnë shkenca dhe feja. Këtë e dinte edhe Galileo, për të cilin në fund të fundit “matematika, është alfabeti me të cilin Zoti shkroi Universin”. Një vizion i thellë dhe dinamik i mohuar shpesh nga ata që me armën e ateizmit militant, duan të zëvendësojnë shkencën me shkencizmin. /Burimi: Il Giornale/Në shqipe nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shqiperia91-780x439.jpg)
Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...
![Vetmia e të qenit i moskuptuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Orwell-e1723117781240-780x439.jpg)
Vetmia e të qenit i moskuptuar
![Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Norma01-780x439.jpg)
Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë
![Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/Boletini-e1543871954201-780x439.jpg)
Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/06/Nena-e1528625280692-780x439.jpg)
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe