LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qeveria Kurti po e kërkon fajtorin, jo zgjidhjen

Tahiri: Qeveria Kurti po e kërkon fajtorin, jo zgjidhjen

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Qeveria po e kërkon fajtorin, por jo zgjidhjen për të dal nga kriza energjetike.

Sipas Tahirit, sjellja e vendimit për shpalljen e gjendjes emergjente, Qeveria ka për qëllim ta zbehë një debat përmbajtjesor.

“Kosova është duke u përballur me krizën më të madhe që prej shpalljes së pavarësisë. Qeveria dhe kryeministri janë duke injoruar këtë problem duke e bartur fajin te palët e treta. Deri më sot nuk po shohim asnjë veprim apo strategji që do të zgjidhte këtë problem. Kjo qeveri është dashur të jetë më largpamëse dhe të blinte energji. Kurti po lyp fajtor e s’po ofron zgjidhje”, ka thënë Tahiri.


Ai ka theksuar se kryeministri duhet të jenë më serioz për këtë gjendje.

Shpallja e gjendjes emergjente me energji elektrike, Rizavanolli kërkon të votohet vendimi nga deputetët
Lexo po ashtu Shpallja e gjendjes emergjente me energji elektrike, Rizavanolli kërkon të votohet vendimi nga deputetët

Po ashtu, në këtë debat parlamentar, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga deputetët miratimin e vendimit që e shpallë gjendjen emergjente.

“Miratimi i këtij vendimi, nuk do të thotë se masat do të vendosen menjëherë, por ia jep të drejtën Qeverisë të ndërmarr masa sipas nevojës, andaj ju ftoj ta miratoni këtë vendim”, ka thënë Rizvanolli.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlen për 60 ditë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Kalo në kategori