Debati për buxhetin e vitit të ardhshëm është duke vazhduar në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e opozitës janë përplasur me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pasi që ky i fundit akuzoj opozitën se po i pengon proceset.
“Ju po qitni zall në rrota, po pengoni”, iu tha Murati, opozitës.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku gjatë replikës ndaj ministrit Murati dhe se është zhgënjyese sesi po mundoheni me i arsyetua dështimet tuaja.
“Çdo ekspert i ekonomisë e sheh këtë debat dhe i përqesh arsyetimet e juaja. Më e rëndësishme për çdo qytetar është sesi implementohet ky buxhet, të cilët i vuajnë pasojat e mosimpelmentimit të buxhetit”, tha Lushtaku.
Ai shtoi se kemi tre të rinj që kanë vdekë për shkak të mosimpelemntimit të projekteve kapitale, mos sinjalizimit të rrugës që ka punime në Badovc.
“Duhet të ju vie marre. Keni premtuar që do t’i ulni çmimet për produktet elementare, janë rrit çmimet”, tha Lushtaku.
Replikë pati edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. Hoti tha se Murati debaton me fanatizëm, nuk është i interesuar për të dalë te e vërteta.
“Vazhdon me atë propagandën e poshtër të ulët. Me sa fytyrë del në foltore dhe ju thua që u shkatërrua Kosova që 20 vite. Me 13 mijë njerëz të vrarë, e njerëz pa gjymtyr, me shkolla të shkatërruara ti thu që është shkatërrua Kosova që 20 vite”, tha Hoti.
Ai shtoi sesi mundeni mi quajt të gjitha bizneset që kanë bërë kontrabandë në të kaluarën, transmeton Telegrafi.
“Pse nuk e keni ndërtuar Aeropiortin e Gjakovës, pse nuk i ndërtuat 160 çerdhe”, tha Hoti.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka replikuar ndaj deklaratave të ministrit, Hekuran Murati.
“Folët për rritjen e të hyrave në buxhet, kjo ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve . Çmimi i miellit në 2021 ka qenë 0.51, në 2022 është bërë 0.66, sot është mbi 70. Buka ka qenë 0.36 e tash është 50. Qumështi ka qenë 0.86 tash është mbi 1 euro”, tha Tahiri.
Ai përmendi edhe çështjen e shtesave dhe pensioneve.
“Çështja e dytë, pajtohem plotësisht me ministrin Murati që thotë se kanë efekt shtesat në popull, por pse është dashtë familja ime me mi marr 800 euro nga shtesat dhe pensionet, ku ka barazi këtu. I keni shpërnda paratë për efekte elektorale”, tha Tahiri.
Tahiri iu drejtuar Muratit se “duheni me njoft vlerën e qeverive të kaluara, Qeveria Haradinaj e ka bërë ushtrinë ju e keni lënë pa bukë”.
Muratit iu kundërpërgjigj edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila tha se ministri tha shumë të pavërteta.
“Qysh bre ministër thu përjashtoni autostradën, pse a e ka marrë qeveria me veti në shpi autostradën. A nuk bien nëpër autostradë kur shkon për Shkup e Shqipëri. A e din ku ke ngel te ura e Badovcit 34 metra”, tha Bajrami.
Ajo shtoi se Murati inflacionin e kësaj qeverie po e shet si luftë të kontrabandës.
“22% ju kanë rrit çmimet qytetarëve. Ke ardh në pushtet duke premtuar se do ti lirosh faturat e energjisë eklektike, tarifën e ultë e ke rrit prej 3 centëve në 7 cent, e të lartën prej 7 në 14 cent. Keni dështuar, nuk mundesh me shit propagandë”, tha Bajrami.
E ndaj gjithë këtyre akuzave u përgjigj sërish ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton Telegrafi.
Replikën e tij e nisi me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku ku tha se “në kohën kur ju keni qenë në qeveri bashkë me LDK-në, po i marr top pesë shtetet për nga ka importu Kosova. I pari ka qenë Serbia 450 milionë euro, Gjermania 378 milionë euro, Turqia me 292 milionë euro, Kina me 275 milionë dhe Italia me 194 milionë euro. Top pesëshja e shteteve nga ka importuar Kosova vitin e kaluar. Në vendin e parë Turqia, Gjermania, Kina, Greqia dhe Shqipëria. As në top pesëshe nuk e keni Serbinë”.
Murati iu përgjigj edhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se deputeti u mundua me disa argumente të rrejshme të vendos fjalë që nuk i thashë.
“Nuk thash që u shkatërruar Kosova, thash janë shkatërruar fabrikat. Nuk thash që kanë bë kontrabandë gjitha bizneset, përkundër dëmit u është bërë të gjitha bizneseve sepse disa biznese të lidhura me juve kanë bërë kontrabandë”, tha Murati.
Sa i përket kritikave nga Besnik Tahiri i AAK-së, Murati tha se të hyrat janë rrit 100%.
“Tek shtesat më vjen mirë që politikat tona ndihmojnë edhe deputet, nëse mendoni se nuk keni nevojë mjafton të mos i merrni. Me zor nuk ja japim”, tha Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler