LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër në Komisionin parlamentar për sistem politik

Debat i ashpër në Komisionin parlamentar për sistem politik

Puna e Komisionit për sistem politik dhe dhe marrëdhënie ndëretnike, që duhej të diskutojë për ndryshimet në Ligjin për procedurë penale, të propozuara nga partitë në pushtet dhe të propozuara me procedurë të shkurtuar, është shtyrë dy herë për shkak të reagimeve të ashpra të LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Reagimi i LSDM-së ndërlidhet me mungesën e një përfaqësuesi qeveritar, duke shprehur kështu kundërshtimin e sjelljes së këtij Ligji, për të cilin, LSDM thotë se duhet që ta shpëtojë kryesinë e VMRO-DPMNE-së. Nga 67 amandamentet, ende nuk është shqyrtuar asnjë./Telegrafi/