De Rossi debuton me gol te Boca Juniors

Mesfushori me përvojë, Daniele de Rossi tashmë ka debutuar te skuadra argjentinase e Boca Juniorsit.
Italiani ka pasur një debutim ëndrrash te ekipi argjentinas pasi që ka qenë edhe realizator i një goli në ndeshjen që u luajti në orët e para të ditës së sotme, sipas kohës sonë lokale.
Në minutën e 27-të të ndeshjes së Kupës së Argjentinës kundër Almagros, futbollisti realizoi gol me kokë pas rivënies këndore.
Sidoqoftë, ndeshja u shndërrua në një makth pasi Martinez barazoi rezultatin në minutën e 81-të dhe fituesi u zgjodh përmes penaltive.
Boca pësoi humbje pasi që në ekzekutimin e penaltive nuk u treguan të saktë Mac Allister, Hurtado dhe Salvio gjersa Almagro triumfoi me rezultat 3-1.
Ndryshe, De Rossi është larguar nga skuadra ku e kaloi të gjithë karrierën, Roma, e cila nuk ka llogaritë më në shërbimet e mesfushorit. /Telegrafi/











































