Matthijs de Ligt ka folur edhe një herë pse vendosi të largohej nga Juventusi për në Bayern Munich këtë verë, duke e ndjerë se ‘ishte koha për një sfidë të re’.
Mbrojtësi 22-vjeçar holandez iu bashkua bavarezëve muajin e kaluar në një marrëveshje me vlerë rreth 77 milionë euro në total, duke u larguar nga Juventusi pas një periudhe trevjeçare.
De Ligt ishte lojtar i rregullt i formacionit në Torino dhe punoi ngushtë me Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.
Duke folur për Kicker, De Ligt fillimisht shpjegoi pse ai donte të largohej nga Juventusi këtë verë.
“Më kishin mbetur edhe dy vite në kontratën time me Juventusin, u kompetova si mbrojtës, por ndjeva se ishte koha për një sfidë të re, një mjedis të ri. Në qershor Bayern Munich ra në kontakt dhe unë u interesova menjëherë”.
“Kur luan për klube të mëdha si Bayern Munich, gjithmonë ke presion. Stili i lojës këtu më përshtatet, sepse skuadra është e orientuar drejt sulmit”, ka thënë holandezi.
Gjatë tre viteve të tij në Torino, De Ligt bëri 117 paraqitje në të gjitha garat, duke ndihmuar skuadrën të fitonte një Scudetto, një Coppa Italia dhe një Supercoppa Italiana.
Ai shënoi tetë gola dhe dha tre asistime për klubin. /Telegrafi/