Napoli i tij po ecën me një ritëm të frikshëm pasi ka regjistruar tetë fitore në tetë ndeshjet e para të Serisë A.

Falë kësaj forme të jashtëzakonshme Napoli po kryeson me pikë të plota kampionatin.


Por edhe pse ky mund të jetë sezoni i duhur për të fituar një tjetër titull kampion pas atyre të viteve 1987 dhe 1990, presidenti i të kaltërve Aurelio De Laurentis është supersticioz dhe nuk e përmend kurrësesi fjalën “Scudetto”.

231731090 71961438 e8a0 4203 bf66 a1d9bb71586a

Në një intervistë i pyetur nëse Napoli mund të fitojë titullin, numri 1 i klubit jugor theksoi se është supersticioz dhe atë fjalë nuk e përmend pasi mund t’i ndjellë ters skuadrës së tij, duke u kërkuar gazetarëve të ndryshojnë temë.

De Laurentis nënvizoi gjithashtu se te Napoli do të përpiqen të bindin sulmuesin polak Milik të huazohet te Chievo në janar për të rifituar formën e tij optimale pas dëmtimit që po e mban jashtë fushave gjatë kësaj periudhe. /SS/

telegrafi sport app