De Bruyne rikthehet në stërvitje pas lëndimit të rëndë, synon të luajë në derbi ndaj Unitedit

Ylli belg, Kevin de Bruyne është rikthyer më shpejt së që është menduar në stërvitjet e tij me skuadrën e Manchester Cityt.
De Bruyne shkëlqeu me kombëtaren e Belgjikës në Kampionatin Botëror "Rusia 2018", ku arritën të zënë vendin e tretë.
Megjithatë, me tu kthyer te klubi anglez pësoi një lëndim në ndeshjen e parë të sezonit të 2018/19 në fitoren 2-0 ndaj Arsenalit.
Fillimisht u sugjerua që De Bruyne do të përballej me të paktën tre muaj mungesë, në atë që ishte një goditje serioze për planet e Pep Guardiolas.
Megjithatë, City gjithnjë i bindur se 27-vjeçari belg mund të rikthehej përpara afatit të paraparë.
Kështu edhe ndodhi pasi mesfushori kreativ u rikthye sot (e hënë) në stërvitjen e plotë të skuadrës nga Etihad.
Është vet klubi anglez që ka njoftuar rikthimin e De Bruye me anë të rrjeteve sociale, por edhe belgu bëri vet disa postime në profilin privat.
De Bruyne, ndërkohë, ishte i shpejtë edhe në deklarata pasi ka thënë se synon të kthehet në fushë në kohë për derbin me Manchester Unitedin më 11 nëntor. /Telegrafi/























































