LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj: Për Familjen Jashari japë vota e gjithçka që kanë nevojë nga unë

Daut Haradinaj: Për Familjen Jashari japë vota e gjithçka që kanë nevojë nga unë

Daut Haradinaj thotë se Vjosa Osmani nuk qëndron në një pozitë të favorshme për të diskutuar pasuritë e të tjerëve.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj është i ftuar në emisionin ‘Debat Plus’, ku temë diskutimi ishte ‘Beteja e AAK-së’.

Haradinaj tha tha se janë shumë optimist se shumë shpejtë AAK do ta ketë presidentin.


“Na jemi optimist që do ta kemi presidentin e Republikës së Kosovës, shumë shpejt”.

“E para, e kemi bërë atë që bënë një subjekt politik, pasi asnjë subjekt nuk do të ketë 80 deputet. Ne i kemi dalë votuesit me një ofertë të duhur për rrethanat që jemi. Ne kemi pas diskutime të ngushta edhe me LDK-në, por PDK-ja nuk është kyç. Ne po garojmë me një platformë shumë të saktë. Vetëm ne kemi pozicion politik për dialog. Vetëm ne kemi pas pozicion të qartë për shkëmbimin e territoreve, për Mogherinin, për sovranitetin e shtetit. Këto krejt i ka bërë Haradinaj, që e bënë legjitim për President. Me këtë ofertë, i kemi dhënë ofertë transparente dhe të drejtë votuesit’, u shpreh Haradinaj.

Karshi deklaratave të Vjosa Osmanit lidhur me pasurinë e kandidatit për President, Ramush Haradinajt, kandidati për deputet Daut Haradinaj tha se Vjosa nuk qëndron në një pozitë të favorshme për të diskutuar pasuritë e të tjerëve, duke thënë se në deklarimin e pasurive ajo është edhe më e pasur.

‘Znj. Osmani  hiç s’ka shumë që ka marr shtëpi në Marigona Hill bash te i njëjtit pronar edhe nuk mundet me na kallxu neve, këto mundet me i thanë nëpër studio’, tha Haradinaj.

Ndërsa për sa i përket deklaratës së Osmanit se ajo udhëtonte dhe ndihmonte Haradinajn atë kohë kryeministër, Daut Haradinaj tha se ajo vetëm po e bënte punën e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës.

“Dëgjova presidenten në detyrë që ka udhëtu prej Berlinit në Uashington për me i ndihmu kryeministrit të vendit me e ndal ndarjen e Kosovës, edhe mu dok qe e pat një mllef ose pakënaqësi kundër neve, ne nuk jemi duke  e kritiku në asnjë rast z.Osmani dhe e konsiderojmë kandidaturën e saj legjitime, por nëse thotë qe ka udhëtu për me mbrojt kryeministrin ajo e ka kry detyrën për të cilën ka qenë deputete’, u shpreh tutje Haradinaj.

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka thënë se po të mos ngrihej aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, Ramush Haradinaj do të ishte president i Kosovës.

“Ka pasur diskutime serioze për zgjedhjen e presidentit. Por me ardhjen e aktakuzës gjithçka ka rënë në ujë. Pastaj është lakuar emri i Murat Jasharit për të cilin ne kemi qenë të gatshëm të votojmë pa asnjë parakusht. Pastaj erdhi një situatë e re”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse Vetëvendosje do të sillte përsëri kandidaturën e Murat Jasharit për president, Haradinaj është përgjigjur:

“Gjithmonë të gatshëm, 24 orë në ditë. Jo vetëm vota por çfarë të ka nevojë familja e tyre dhe emri i tyre unë jam i gatshëm”, deklaroi Daut Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori