Të shtunën në Prizren ishte një diell i fortë pranveror dhe çiftet e reja e vizitonin “Urën e kaltër të dashurisë”, siç njihet ajo. Dikur ka pasur edhe një emër tjetër dhe është quajtur “Ura e Naletit”. Legjendat flasin se sa herë ngrihej uji në Lumbardh kjo urë shembej.
Një mëngjes kur kishte dalë pashai e kishte parë të prishur dhe e kishte quajtur si ‘Urë të Naletit’. Prandaj kjo urë nga “Ura e Naletit” u shndërruar në “Urën e kaltër dhe dashurisë”. Prizreni, qyteti buzë Lumëbardhit, ka mbi 20 ura, me material të fortë, pa numëruar ato të konstruksioneve të hekurta të ndërtuara rishtas. Secila nga këto ura ka histori në vete. Shënimet e një studiuesi të vjetër, H. Kalleshi, tregojnë se në shekullin XVII mbi Lumbardh kishte 9 ura, por nuk dihet vendi i tyre sepse, atëbotë Lumbardhi kishte tjetër rrjedhë dhe kalonte pranë secilës shtëpi në formë jazi.”Ura e Naletit” u shndërrua në “Urën e kaltër të dashurisë” nga një aktiviste të shoqërisë civile, Doruntina Ukimeri, që tash njerëzit e njohin më shumë si “Urë e dashurisë”.
Në vitin 1908, kur kjo urë u vërshua dhe u rrënua, reisi i Prizrenit, Haxhi Rifati, kur e pa se përsëri ajo ishte rrëzuar tha: “Kjo urë i përket djallit”.
Vetë simbolika e urave tregon se urat bashkojnë dy brigje.
Çifti Leart Gashi dhe Ardiana Berisha, që nuk pranuan të dalin në foto, treguan se po e vendosin drynin e dashurisë, duke menduar se kurrë në jetë s’do ta tradhtojnë njëri-tjetrin.
“Sikurse ky dry që mbyllet, ashtu dëshirojmë të mbyllim dashurinë tonë ta bëjmë të fortë dhe të rrjedhshme si Lumëbardhi”, u shpreh për gazetën Leart Gashi. Çifti me këtë rast bëri një puthje të zjarrtë e nënshkruan drynin dhe e mbyllën në urë, e çelësin e gjuajtën në ujë, duke uruar që dashuria t’i ngjajë këtij uji që nuk pushon.”Dashuria jonë u bëftë e fuqishme, e fortë dhe mbyllur vetëm për mua e për të dashurën time”, u shpreh Learti.
Qytetari nga Peja, Demë Nikqi, që kishte ardhur për ta vizituar këtë urë.
“Unë jam nga Peja dhe në Prizren vij shpesh, por këtë urë për herë të parë e kam vizituar. Kjo që pashë këtu më ka befasuar dhe më ka bërë kaq shumë kureshtar. Kjo urë e kaltër e dashurisë vërtet më befasoi për të mirë. Unë nuk e dija se çka janë gjithë këta dryna, kur kuptova u befasova. Më beso kurrë se kam ditur që në Kosovë mund të ketë një urë të këtilla që simbolizon dashurinë”, u shpreh ai për gazetën.
Një çift tjetër i ri, të cilët nuk deshën të prezantohen me emër, thanë se janë të dashuruar, por këtë dashuri ende po e mbajnë të fshehur nga familjet. Ata treguan se tashmë i besojë shumë kësaj ure.
“Kjo urë jemi të bindur se sjellë fat e sjellë dashuri të pafund. Prandaj, shpesh vijmë këtu dhe shohin edhe drynin tonë që e kemi vendosur këtu, por që ende nuk e kemi finalizuar në pikëpamje ceremoniale”, u shpreh djaloshi, shkruan Kosova Sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme
Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit
Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me "10 yje" në botë?
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve