Shumica e njerëzve, kanë një lidhje të fortë me kafshët. Për ta, kafshët konsiderohen shpesh si pjesëtarë të familjes.
Kështu, shpeshherë dashuria për kafshët, bëhet më e madhe se ajo për jetën.
Një lidhje shpirtërore me qentë, e ka edhe 21 vjeçari nga Prishtina, Blert Spahiu. Ai ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeç, kur për herë të parë mori dhuratë një qen. Që nga ajo ditë, ai ka një dashuri të pakusht për ta. Ai ka thënë se nuk kursen asnjë minutë të kohës së tij, për t’ia kushtuar atyre.
“Dashurinë për kafshët e kam pasur qysh kur kam qenë i vogël. Kam pasur edhe mbështetjen e familjes sepse edhe familja ime ka pasur gjithmonë kafshë”, tha Blert Spahiu.
Blert Spahiu, sot nën kujdesie mban tre qen. Luna, Llaki dh Bruno, janë gjithçka për të.
Jo vetëm Blerti, por edhe këta të tre qen, kanë një lidhje të fortë me pronarin e tyre, të cilët e shprehin në mënyra të ndryshme.
“Nga momenti që kam vendos mi marrë e kam ditur që do të kem përgjegjësi. Qentë jetojnë deri në 15 vite dhe kemi përgatit vetën bashkë me familjen, që këto vite do ti jetojnë si duhet. Njerëzit mendojnë se qentë mbahen vetëm nëse përfiton diçka. Realisht kur njeri e kupton vërtet dashurinë e tyre e kupton se qentë nuk janë të pavlerë”, tha Blert Spahiu.
Që Blerti, ka një dashuri të pakusht me ta, e dëshmon fakti që ai kishte arritur të shpëtonte Brunon, nga një fatkeqësi që i kishte ndodhur. Ai tregon se asnjëherë nuk ishte ndjerë më keq se atë ditë.
Sot, Bruno e ndjen çdo disponim të Blertit. Ai nuk ha dhe nuk pi, nëse nuk e ka pronarin afër.
Blert Spahiu, ka thënë se ai do të vazhdojë me adoptimin edhe e qenve të tjerë, në mënyrë që atyre të ua sigurojë sadopak një jetë të rehatshme. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia
Kopshti zoologjik amerikan do t’i dërgojë ish-it tuaj një video interesante për Shën Valentin
Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka "shoqen e saj"
Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër