LAJMI I FUNDIT:

Dashi – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Dashi – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.

Puna:


Vitin e ri 2019 do ta filloni me plot forcë dhe motivacione. Autoriteti juaj dhe shpirti garues do të dalin në pah dhe do të jeni të zellshëm dhe të angazhuar rreth marrjes së pozicioneve më të mira në punën tuaj.

Më shumë mund dhe sfida ju presin lidhur me punët e mëdha dhe afatgjata. Në vështirësi do të hasni në marrëdhënie me kolegët e vjetër, si edhe në punët që kanë të bëjnë me industrinë dhe ndërtimtarinë.

Gjatë marsit është e nevojshme të kujdeseni nga kurthet që i sjell konkurrenca, si edhe nga intrigat me të cilat do të shërbehen armiqtë tuaj të fshehtë, të cilët dëshirojnë t’ju komprometojnë dhe të marrin pozitën tuaj.

Deri në fund të majit do të ketë më shumë në lëvizje dhe do të mbani takime të shpeshta ku do t’i prezantoni projektet tuaja. Sukses do të keni në negociata dhe në fushat e tregtisë dhe komunikacionit. Me eprorët do të keni mospajtime.

Nga korriku deri në shtator do të keni suksese në fushën e shërbimeve, ndërsa tetori do t’ju sjellë vështirësi në marrëdhëniet me partnerët afaristë. Deri në fund të vitit do të keni sukses ta realizoni një qëllim tuajin të rëndësishëm.

Tremujori i parë i vitit 2019 do të kërkojë nga ju më shumë durim dhe kalkulim të hollësishëm, në mënyrë që të mund të realizoni fitimin e pritur. Investime të mëdha do të jenë të domosdoshme kur është fjala për zhvillimin e projekteve ambicioze.

Nga prilli do të keni periudhë më të volitshme për përmirësimin e situatës financiare. Ndjenja juaj për investime fitimprurëse do të jetë e sforcuar. Fitimi do t’ju vijë me ndihmën e shkathtësive tuaja punuese, mirëpo në pjesën më të madhe edhe falë zhdërvjelltësisë suaj.

Nga mesi i vitit do t’ju pengojnë rrethanat të cilat do t’ju çojnë në vonesa të afateve të rëndësishme, që do të zvogëlojnë derdhjen e mjeteve në llogarinë tuaj.

Gjatë shtatorit dhe tetorit do të arrini ta përmirësoni qarkullimin e pagesave dhe do të realizoni gjendje të qëndrueshme financiare, të cilat deri në fund të vitit do të jenë në rritje.

Deshtë e papunësuar gjasa më të shumta për punësim të ri do të kenë në fillim të vitit, ndërkaq më vonë sërish në shtator. Në fushën e shërbimeve dhe në menaxhment do ta keni të lehtë që të punësoheni.

Shëndeti:

Shëndeti juaj në tremujorin e parë të vitit do të jetë në formë të shkëlqyeshme. Do t’ju bëjë mirë që të lëvizni më shumë dhe të jeni fizikisht aktiv. Kjo do t’jua forcojë imunitetin në ditët e dimrit.

Gjatë marsit do të keni shëndet të ndryshueshëm dhe do të keni ftohje, pengesa me qarkullimin e gjakut dhe me hormonet, mirëpo deri në fund të majit sërish do të jeni në formë të mirë falë ushqimit të drejtë.

Gjatë periudhës së verës është e nevojshme të ruheni nga rrezet e forta të diellit. Janë të mundshme pengesat me oscilimin e qarkullimit të gjakut.

Nga shtatori deri në fund të tetorit do të jeni sërish plot energji dhe shpesh në lëvizje në përpjekje që të përmirësoni kondicionin.

Nëntori dhe dhjetori ju krijojnë kushte të volitshme për detoksikimin e organizmit, për dietë dhe për përmirësim të ushqimit.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Do t’i ofroni më shumë përkrahje dhe kujdes personit të dashur në fillim të vitit. Do t’ju ofrohet mundësia që të realizoni bashkërisht një qëllim të rëndësishëm. Do t’ju bëjnë mirë më shumë takime dhe shoqërime me miqtë e përbashkët.

Gjatë pranverës do të hasni në telashe për shkak të fshehjes së disa fakteve. Partnerit tuaj deri në fund të vitit do t’i nevojitet mbështetje.

Kultivoni besimin. Do të kënaqeni në argëtime dhe biseda të këndshme me partnerin gjatë periudhës verore, kur do të mund të shkoni më shpesh bashkërisht në piknikë, si edhe në një pushim më të gjatë. Më shumë kohë do t’i përkushtoni familjes suaj.

Nga mesi i shtatorit deri në fund të vitit do të gjeni më shumë kohë për momente të përbashkëta intime. Personit të dashur do t’i ofroni më shumë butësi dhe ndjenja të sinqerta.

Nëse jeni të lirë: Do t’ju interesojnë aventurat kalimtare në fillim të vitit, të cilat do të jenë të këndshme, të zjarrta por të shkurtra.

Në fillim të pranverës do të njihni një person i cili do t’ju tërheqë vëmendjen me paraqitjen e tij, por edhe me cilësitë personale dhe do të dëshironi diçka më shumë se aventura sipërfaqësore dhe kalimtare. Do të zbuloni që simpatia juaj vështirë hapet dhe do të detyroheni të angazhoheni mirë.

Pas shumë muaj takimesh do të keni shansin të filloni të lidheni. Vetëm në periudhën e vjeshtës do të jeni të sigurt se a ju përshtatet partneri.

Deshtë e vjetër më shumë do të përpiqen të realizojnë lidhje serioze mirëpo nuk do të kenë sukses deri nga mesi i vitit.

Vetëm nga gushti do të kenë rastin më të mirë. Fjala është për personin me shpirt aventurieri me mjaft entuziazëm që të jeni çift i lumtur. /Telegrafi/